LAJMI I FUNDIT:

“Ktheju Tokës” me përfaqësim dinjitoz, Jonida Maliqi: Jam gati, mezi pres të shkel në skenën e Eurovisionit

“Ktheju Tokës” me përfaqësim dinjitoz, Jonida Maliqi: Jam gati, mezi pres të shkel në skenën e Eurovisionit
Jonida Maliqi (Foto: Edvina Meta)

Këngëtarja Jonida Maliqi është gati për të provuar një prej eksperiencave më të veçanta në jetën e saj. Ajo bart një peshë të madhe mbi supe këtë vit – atë të përfaqësimit dinjitoz të Shqipërisë në “Eurovision 2019”. Kënga “Ktheju tokës” e përzgjedhur si fituese e Festivalit të RTSH-së, i siguroi biletën artistes shqiptare drejt skenës së madhe të festivalit evropian, në të cilën do të ngjitet në mbrëmjen e 16 majit, përkatësisht në gjysmëfinalen e dytë.

Ajo këto ditë ka udhëtuar për në Tel Aviv të Izraelit, atje ku edhe do të zhvillohet tri netët e “Eurovision”-it të sivjetmë. Në këtë intervistë ekskluzive për Telegrafin, këngëtarja nga Shqipëria vjen për të rrëfyer emocionet e saj përpara natës gjysmëfinale, përgatitjeve që janë bërë si dhe synimin e qartë që ka në këtë rrugëtim.


Jonida Maliqi – përfaqësuesja e sivjetme e Shqipërisë në “Eurovision” (Foto: Triangle)

“Ktheju tokës” është këngë e cila i bën thirrje çdo specieje të kësaj toke për rikthim në origjinë, dhe marrë parasysh faktin që shqiptarët më shumë se kushdo tjetër, janë një numër i madh i tyre që jetojnë jashtë vendit, urojmë që më shumë se çdo herë ta ndjejnë thellësisht këngën, duke reflektuar me mbështetje referuar faktit që “Eurovisioni” ka formulë votimi nga shtetet përkatëse. Sido që të jetë, thelbi i këngës  dhe mesazhi kryesor i saj mbetet vërtet reflektimi mbi folenë dhe rrënjët autentike.

Jonida, do të përfaqësoni Shqipërin në “Eurovision” më 16 maj, në Tel Aviv. Na trego pak sa e emocionuar ndjehesh?

Kam emocione pozitive jo nga ato plot ankth dhe pasiguri. Mezi pres të shkel skenën e Tel Avivit.

“Ktheju tokës”, një projekt i veçantë dhe me mesazh social. Na trego pak sa ka qenë i rëndësishëm për ty ky projekt që nga nisja e deri te finalizimi i tij?

Ky projekt ashtu sikurse tanimë e dinë të gjithë ka qenë i rastësishëm që nga pjesëmarrja ime pas 11 vjetësh në Festivalin e Këngës në RTSh, ashtu sikurse unë bashkë me autoren vendosëm një tematikë të tillë pasi ishte dhe aktuale dhe i qëndronte më së miri melodisë së këngës.

Kemi parë që jeni vlerësuar me nota pozitive për paraqitjet e para live gjatë promovimit të këngës përfaqësuese në shtete të ndryshme. Sa ju ka bërë të lumtur ky fakt?

Jam shumë e lumtur dhe njëkohësisht ndihem shumë e vlerësuar pasi në “Eurovision” i japin rëndësi komponentëve kryesorë artistikë dhe mediat janë shumë mirë të informuara si për karrierën time muzikore, ashtu edhe për këngën.

Si e mendoni paraqitjen në gjysmëfinale. A ka qenë “Eurovisioni” një ëndërr e Jonidës e cila po bëhet realitet?

Patjetër që po.

Jonida Maliqi: “Pjesëmarrja pas 11 vitesh në festivalin e RTSh-së më solli fitoren” (Foto: Bordo)

Cilat janë pritshmëritë e tua në “Eurovision 2019”. E mendoni finalen dhe cili do ishte suksesi që do iu gëzonte më tepër?

Mendoj se të gjithë artistët pjesëmarrës këtë kanë synim, pasi çmimi është një i vetëm.

Flasim pak për paraqitjen, look-u, veshja dhe vokalet përcjellëse. Mund të na zbulosh pak nga koncepti i performancës që do të keni?

Nuk mund të zbuloj shumë ama Ardi Asllani bashkë më Argjendari “Pirro” kanë realizuar diçka fantastike, nuk është thjeshtë një veshje, por një vepër arti plot etnike dhe motive ilire.

Performanca e Shqipërisë në gjysmëfinalen e “Eurovision 2019” do të përmbajë elemente etnike (Foto: Edvina Meta)

Po stafi përcjellës, sa ju kanë qëndruar pranë, dhe cilat kanë qenë promovimet që keni bërë në gjithë këto muaj?

Stafi ka qenë në gatishmëri të plotë dhe përgjatë muajit prill unë kam qenë prezente në “Eurovision tour” në Amsterdam, Londër, dhe Madrid. Më pas nuk mund të mungoja në Kosovë dhe Maqedoni ku Shqiptaria ishte qershia mbi tortë.

Duke qenë një këngë dedikuar njerëzve mërgimtarë që të mos harrojnë rrënjët e tyre, mendoni se “Ktheju tokës” do të emocionojë dhe prek zemrat e bashkatdhetarëve, duke iu dhënë një arsye më shumë për ta votuar atë, marrë parasysh faktin se ata kanë një rol kyç në sistemin e votimit në “Eurovision”?

Unë di të them që arti, muzika është ndjenjë e cila depërton thellësisht në shpirtin njerëzor. Shijet janë relative, ndaj kush gjen vetveten mendoj se do të na suportojë.

Jonida Maliqi: “Kushdo që e gjen veten në këngën time, ta mbështesë” (Foto: Edvina Meta)

Po Dani? Sa i emocionuar është ai për këtë rrugëtim tuajin, dhe a do të jetë bashkë me ju për t’iu dhënë mbështetjen më të madhe?

Jo, im bir nuk do të jetë prezent pasi përfaqësimi i vendit tim në një event të tillë ka një përgjegjësi të madhe kështu që nuk e miksoj dot personalen me profesionalen thjesht sa për të qenë prezent. Duhet përkushtim në të dyja rastet dhe për 15 ditë më duhet të fokusohem në këtë sipërmarrje që më është besuar. Danushi pas datës 20 maj do të më ketë totalisht në dispozicion.

Jonida, faleminderit shumë për intervistën, ju urojmë shumë suksese në “Eurovision”. Për fund, cila do të ishte thirrja që do t’iu bëje shqiptarëve anë e mbanë globit për t’ju votuar juve në “Eurovision”?

Unë nuk i imponohem absolutisht askujt ama nëse këtë këngë e ndjejnë sadopak që nga ritmika, etnika, domethënia dhe vetë melodia do të isha e lumtur të më suportonin dhe ta votonin këngën shqiptare. /Telegrafi/

Jonida Maliqi – “Ktheju Tokës” (Foto: Edvina Meta)

Në trend

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori