LAJMI I FUNDIT:

Disa e ndoqën nga tribuna, e disa si telespektatorë: Yjet Shqiptarë i gëzohen fitores së Kosovës ndaj Azerbajxhanit

Disa e ndoqën nga tribuna, e disa si telespektatorë: Yjet Shqiptarë i gëzohen fitores së Kosovës ndaj Azerbajxhanit

Është zhvilluar ndeshja mes Kosovës dhe Azerbajxhanit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në një rezultat dominues ndaj kundërshtarit, Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të triumfojë në rezultat 4-0, duke përmbyllur kështu me sukses ndeshjen e fundit të fazës grupore në Ligën e Kombeve.


Përfaqësuesja e Kosovës fitoi ndeshjen ndaj Azerbajxhanit në rezultat 4-0 (Foto: Telegrafi)

Të shumtë ishin spektatorët dhe telespektatorët që ndoqën këtë ndeshje kaq emocionuese, e cila u përmbyll me një fitore të suksesshme.

Edhe figurat publike që ndoqën nga afër lojën ishin të shumta.

Kosova magjike kualifikohet si lidere e grupit në gjysmëfinalen e Ligës D në Ligën e Kombeve
Lexo po ashtu Kosova magjike kualifikohet si lidere e grupit në gjysmëfinalen e Ligës D në Ligën e Kombeve

Një ndër ta është reperi Capital T, i cili u pa i pranishëm në hapësirat e stadiumit “Fadil Vokrri”, duke u dhënë përkrahje djemve të Përfaqësueses. Madje Kapo, publikoi në rrjetin social Instagram edhe një fotografi, ku u shfaq krah tre lojtarëve të njohur: Edon Zhegrovës, Milot Rashicës dhe Atdhe Nuhiut.

Edhe modelja e njohur Morena Taraku, ka qenë shumë e emocionuar natën e sotme, teksa këtë e tregoi përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shkruante “Kosova” në mbishkrimin e saj.

Taraku u shfaq e veshur me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, të cilën e kishte marrë dhuratë nga FFK, ndërsa në dorë mbante biletën për ndeshjen Kosovë-Azerbajxhan.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

Të pranishëm në tribuna u panë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe bashkëshortja e tij, moderatorja e njohur, Anita Muçaj-Haradinaj.

Kryeministri publikoi një fotografi të çiftit në Facebook , ku tregonte se sa të entizuazmuar ishin ata teksa shikonin ndeshje, ndërsa ka shkruar në mbishkrimin e saj: ” Lojë spektakulare dhe paraqitje e mahnitshme, sonte, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Me Anitën, plot entuziazëm, në mbështetje të djelmoshave tanë të pamposhtur. Forca Kosovë drejt triumfit të radhës”.

Nga afër këtë ndeshje e ndoqi edhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili gjithashtu ishte prezent në tribuna pranë çiftit kryeministror.

Ndërkohë, nuk munguan edhe postimet e shumë prej yjeve të tjerë të ekranit, të cilët e ndoqën këtë ndeshje nga televizori.

Vesa Luma: Sonte fitore për Fadil Vokrrin
Lexo po ashtu Vesa Luma: Sonte fitore për Fadil Vokrrin

Majk, 2po2, Leonora Jakupi, Ledri Vula, Kida, Korab Shaqiri, Ylli Limani, Shkurte Gashi, Noizy – janë vetëm disa nga emrat që publikuan pamje nga ndeshja, ku tregonin se sa krenarë ndjehen me djemtë e Përfaqësueses, që shënuan fitoren ndaj Azerbajxhanit me rezukltat 4-0.

Në vazhdim, ju sjellim disa prej postimeve të tyre. /Telegrafi/

Foto: Majk/InstaStory

Foto: Ledri Vula/InstaStory

Foto: Kida/InstaStory

Foto: Korab Shaqiri/InstaStory

Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

Foto: Noizy/InstaStory

Foto: 2po2/InstaStory

Foto: Yll Limani/InstaStory

Foto: Shkurte Gashi/InstaStory

 

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori