LAJMI I FUNDIT:

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah ka thyer heshtjen e tij në rrjetet sociale pas përplasjes së tij shpërthyese me Jurgen Klopp. Egjiptiani dhe trajneri gjerman u përplasën ndërsa Liverpool barazoi 2-2 me West Ham United të shtunën e kaluar.

Në zonën mikse pas ndeshjes, asi i The Reds ka dhënë një përgjigje të shkurtër kur është pyetur për sherrin e tij me strategun gjerman.


Dhe përpara se të jetë potencialisht në ekip në Anfield, Salah postoi një storie në llogarinë e tij në Instagram në atë që është postimi i tij i parë në mediat sociale që nga mosmarrëveshja e tij me Klopp.

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah
Lexo po ashtu Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Ai ndau një selfie në palestër – me sa duket duke treguar se është i fokusuar për pjesën tjetër të sezonit. Pas ndeshjes kundër West Ham, Klopp e hodhi poshtë ashpërsinë e debatit me Salah.

Ai tha: “Ne folëm tashmë në dhomën e zhveshjes. Për mua, kjo është e kryer. I pyetur nëse Salah mendonte se çështja ishte mbyllur, 56-vjeçari u përgjigj: “Kjo është përshtypja ime, po”.

Reds kanë tri ndeshje të mbetura në ligë këtë sezon, ndërsa vështirë se do mund ta fitojnë titullin, pasi Arsenal dhe Manchester City nuk po gabojnë. /Telegrafi/

Imazhi: Instagram/Mohamed Salah