Arsenal ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Aston Villa, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0.

Kampionët e Anglisë e patën të vështirë përballjen në fushën e Aston Villas, por një gol i Bukayo Sakas në pjesën e dytë mjaftoi për të siguruar tri pikët e plota.


Në pjesën e parë, vendasit patën një mundësi të artë për të kaluar në epërsi, kur Emiliano Buendia goditi traversën në minutën e 12-të.

Arsenali u kundërpërgjigj në pjesën e dytë dhe në minutën e 55-të Saka u rrëzua në zonën kundërshtare, por gjyqtari fillimisht nuk akordoi penallti. Pas një rishikimi me VAR, u mor vendimi për të vazhduar lojën pa penallti.

Megjithatë, vetëm katër minuta më vonë erdhi edhe goli që vendosi ndeshjen. Riccardo Calafiori asistoi për Bukayo Sakan, i cili nga brenda zonës dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1-0.

Kështu, Arsenali merr një fitore të madhe në një nga fushat më të vështira të kampionatit dhe tani ka gjashtë pikë në tabelën e Ligës Premier. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app