LAJMI I FUNDIT:

‘Djajtë e Kuq’ thyejnë dominimin 11-vjeçar të ‘Mbretërve’, janë ekipi me më shumë të ardhura në sezonin e fundit (Foto)

‘Djajtë e Kuq’ thyejnë dominimin 11-vjeçar të ‘Mbretërve’, janë ekipi me më shumë të ardhura në sezonin e fundit (Foto)

Manchester United kanë arkëtuar fitime rekorde në sezonin e kaluar, duke i bërë ata ekipi me më shumë të ardhura në sezonin e fundit, duke rrëmbyer pozitën e parë pas më shumë se një dekade.

Deloitte Football Money ka përpiluar një raport ku ka bërë të ditur 20 klubet më të rëndësishme në Evropë në baza të arkëtimit të të ardhurave, ku vetëm në sezonin e fundit këto skuadra kanë arkëtuar plot 7.4 miliardë euro.


Top 100 lojtarët më të shtrenjtë: Messi lë pas CR7, por nuk është i pari – në listë edhe Mustafi e Xhaka (Foto)
Lexo po ashtu Top 100 lojtarët më të shtrenjtë: Messi lë pas CR7, por nuk është i pari – në listë edhe Mustafi e Xhaka (Foto)

Sipas këtij raporti, Manchester United është ngritur në pozitën e parë nga vendi i tretë, si skuadra me fitimet më të mëdha për sezonin 2015/2016, duke lënë pas vetes gjigantët spanjoll, Barcelonën dhe Real Madridin, përcjell Telegrafi.

Të ardhurat e Unitedit janë rritur në mënyrë dramatike gjatë periudhës një vjeçare nga 395 milionë funte në 515.3 milionë apo thënë në euro plot 689 milionë. Në vendin e dytë është Barcelona që ka arkëtuar plot 620.2 milionë, duke lënë pas vete rivalët e tyre më të mëdhenj me 620.1 milionë euro.

Kompanisë së Adidasit i rrjedhin nga dora fanellat e reja të Realit, Juventusit, Bayernit dhe Mancheseter Unitedit (Foto)
Lexo po ashtu Kompanisë së Adidasit i rrjedhin nga dora fanellat e reja të Realit, Juventusit, Bayernit dhe Mancheseter Unitedit (Foto)

Lista e skuadrave me përfitimet më të mëdha vazhdon me Bayern Munich dhe Manchester City, ndërsa pas tyre radhiten edhe skuadra tjera të mëdha si Paris Saint-Germain, Arsenal, Chelsea, Liverpool dhe Juventus të cilat përmbyllin ‘Top 10’.

Skuadra tjera të mëdha në këtë lista janë edhe Atletico Madrid, Inter, Milan, Roma dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Lista e ‘Top 20’ skuadrave me fitimet më të mëdha për sezonin 2015/16

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori