LAJMI I FUNDIT:

Sony Music merr përgjegjësinë për klipin “BonBon”, video e Erës largohet nga kanali shqiptar (Foto/Video)

Sony Music merr përgjegjësinë për klipin “BonBon”, video e Erës largohet nga kanali shqiptar (Foto/Video)

Videoklipi i Era Istrefit, “Bon Bon”, më nuk gjendet në kanalin shqiptar të kompanisë që ka të drejtat e saj për trojet shqiptare dhe për këtë ka një arsye.

Në orët e mbrëmjes të së premtës teksa po pritej numri jubilar i 30 milionë klikimeve në superhitin e Era Istrefit, “BonBon” në kanalin e saj të drejtat e të cilit i ka kompania AVDdigital, papritmas më videoklipi aty nuk shfaqej.

Dhe për këtë, ka një arsye, shkruan Telegrafi. Pikërisht Telegrafi raportoi ditë më parë se Ultra Music Channel, kanali i Sony Music për Evropë, ka publikuar vidoeklipin e Erës, “BonBon” në kanalin e tyre në YouTube, dedikuar pra për tregun ndërkombëtar.


Burimet e Telegrafit mësojnë se menaxhmenti i Erës ka respektuar vullnetin e Sony Music dhe u ka lënë hapësirë atyre që të promovojnë videoklipin në nivel ndërkombëtar.

Pra, videoklipi i Erës mund të gjendet në YouTube, por vetëm në kanalin e Ultra Music Channel, pasi tashmë për këtë videoklip të drejtat i ka marrë kompania Sony Music, në bazë të kontratës që Era nënshkroi kohë më parë.

Sony Entertainment dhe AVD Digital kanë një marrëveshje për ripublikim të videoklipit për tregun shqiptar pas një kohe.

Edhe pse videoklipi nga kanali i saj është fshirë, kjo nuk do të ndikojë në suksesin e videoklipit, i cili vetëm sa do të përhapet edhe më shumë në nivel ndërkombëtar.

Ultra Music Channel është kanali më i madh i muzikës evropiane, me mbi 5 milionë abonentë dhe ku janë artistë të nivelit botëror. Era është shqiptarja e vetme në mesin e tyre. /Telegrafi/

era bonbon

Në trend Magazina

Më shumë
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Magazina
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Magazina
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero

Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero

Magazina
Romeo Veshaj injoroi çekun e 10 mijë eurove si finalist, teksa vazhdoi të fliste me banorët pas eliminimit

Romeo Veshaj injoroi çekun e 10 mijë eurove si finalist, teksa vazhdoi të fliste me banorët pas eliminimit

Magazina
Romeo Veshaj reagon pas eliminimit nga Big Brother: U jam mirënjohës të gjithëve, ju dua shumë

Romeo Veshaj reagon pas eliminimit nga Big Brother: U jam mirënjohës të gjithëve, ju dua shumë

Magazina

"M'i bëj pak llogaritë kur u bë tremuajshe" - Sara Gjordeni përballet me kritika të ashpra për shtatzëninë e saj

Magazina
Kalo në kategori