LAJMI I FUNDIT:

Shpallet lista e aktorëve më të paguar në botë

Shpallet lista e aktorëve më të paguar në botë

Në listën e 30 aktorëve të cilët më së shumti fitojnë në industrinë e filmit gjenden 21 meshkuj dhe 9 femra.

Revista amerikane për biznes dhe ekonomi “Forbes” shpalli listën e aktorëve dhe aktoreve të botës të cilët më së shumti përfituan gjatë vitit të fundit


Për çdo vit “Forbes” përgatit listën e aktorëve dhe aktoreve të botës të cilët më së shumti kanë përfituar, ndërsa në listën e përgatitur për periudhën nga 1 qershori i vitit 2016 deri më 1 qershor të vitit 2017, në vendin e parë, me 68 milionë dollarë të fituar gjendet aktori amerikan.

Gjeneratat e mëhershme e kujtojnë atë si anëtar të grupit të njohur muzikor „New Kids on the Block“ si dhe me nofkën Marki Mark, raporton AA.

I dyti në listën e aktorëve më të paguar në botë është Dwayne Johnson me 65 milionë dollarë, ndërsa i treti është Vin Diesel, i njohur për serialin e filmave “The Fast and the Furious”, me 54.5 milionë dollarë të fituara.

Në listën e 30 aktorëve të cilët më së shumti fitojnë në industrinë e filmit gjenden 21 meshkuj dhe 9 femra.

Emma Stoune është e para në listën mes aktoreve, me 26 milionë dollarë, ndërsa gjendet e 15-ta në listën e përbashkët e më të paguarëve në botë.

Sipas listës botërore të fitimieve për periudhën e dhënë, 10 aktorët e parë fituan gjithsej 488.5 milionë dollarë, ndërsa 10 aktoret më të paguara fituan 172.5 milionë dollarë.

Në listën e aktorëve më të paguar botëror, në mesin e 10-ve janë aktori kinez Jackie Chan dhe indianët Shah Ruk Han, Salman Han dhe Akshaj Kumar.

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori