LAJMI I FUNDIT:

Ky është vendi ku do të zhvillohet “Eurovision 2017” (Foto)

Ky është vendi ku do të zhvillohet “Eurovision 2017” (Foto)

Festivali më i madh evropian “Eurovision Song Contest” do të zhvillojë edicionin e tij të 61-të në datat 9 dhe 11 maj (gjysmëfinalet) dhe 13 maj (finale).

Nikoqirë të këtij festivali këtë vit janë Ukraina, të shpallur edhe si fitues të edicionit të kaluar për këngën “1994” të interpretuar nga artisja Jamala.


Shumë shtete janë duke u bërë gati që të përzgjedhin përfaqësuesit e tyre për garën më të madhe të këndimit, gjersa Shqipëria këtë vit prezantohet me këngën “Botë” të këngëtares Lindita Halimi, transmeton Telegrafi.

Një pikëpyetje shumë e madhe ngritet nga fansat edhe për lokacionin ku do të mbahet edicioni i sivjetmë i festivalit. Si do të duket skenografia? Dhe a do të mund të shkojmë atje?

Në fakt, lokacioni ku do të mbahet këtë vit është përzgjedhur, dhe ajo është Qendra e Ekspozitës Ndërkombëtare në Kievë.

Ky vendim është marrë me datë 9 shtator 2016. Qendra e Ekspozitës Ndërkombëtare në Kievë ka një kapacitet prej 11 mijë vendeve, gjendet në pjesën perëndimore të kryeqytetit, dhe është hapur në vitin 2002.

Për ta fituar këtë tender, qendra është dashur t’i plotësojë disa kushte:

Kapaciteti i sallës në minimum 7000 vene (idealja 10.000)
Një kënd i veçantë për të qenë në gjejnde për të akomoduar shtypin (deri në 1550 gazetarë)
Salla duhet të posedojë pranë vetes hotele me çmime standarte evropiane
Të paktën 2000 dhoma hoteli duhet të sigurohen (1000 për stafin dhe pjesmarrësit) dhe 1000 (për mediat dhe tifozët)
Qyteti pritës duhet të jetë në gjendje për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve
Qyteti duhet të ketë infrastrukturë të zhvilluar dhe moderne deri në aeroport

Nga gjithsej tetë qytete të cilat konkurruan, ishte Kieva ajo që fitoi tenderin për të mirëpritur këtë vit ediconin e 61-të të “Eurovision”.

Për fat të keq kosovarët edhe këtë vit nuk do të kenë mundësinë ta ndjekin nga afër këtë festival, për shkak të problemeve me viza me shtetin e Ukrainës.

Në vazhdim ju prezantojmë me disa nga fotografitë e qendrës ku do të zhvillohet këtë vit “Eurovisioni”. /Telegrafi/

Qendra e Ekspozitës Ndërkombëtare – Kievë, Ukrainë

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori