LAJMI I FUNDIT:

Tuchel do të shkarkohet menjëherë nëse Bayerni humbet ndaj Arsenalit – bavarezët kanë gati trajnerin e ri

Tuchel do të shkarkohet menjëherë nëse Bayerni humbet ndaj Arsenalit – bavarezët kanë gati trajnerin e ri

E përditshmja gjermane Abendzeitung ka raportuar se në rast se Bayern Munichu mposhtet nga Arsenalit, atëherë trajneri Thomas Tuchel do të shkarkohet nga pozita e tij dhe Miroslav Klose do të emërohet si trajner i përkohshëm.

Pas humbjes me rezultat 3-2 ndaj Heidenheimit, gjërat kanë marrë statusin e krizës tek Bayerni.


Me këtë humbje, në pesë ndeshjet e tyre të fundit në elitën e futbollit gjerman, Bayerni ka fituar vetëm tri herë ndaj RB Leipzig falë golit të Harry Kane si dhe ndaj dy ekipeve që po luftojnë për mbijetesë Mainz dhe Darmstadt.

Kjo seri e rezultateve e ka lejuar Bayer Leverkusenin që të krijojë një epërsi prej 16 pikësh në krye të tabelës, që do të thotë se Liga e Kampionëve është objektivi i vetëm i mbetur për Bayernin këtë sezon.

Sidoqoftë, ata do të përballen me liderin e Ligës Premier, Arsenal nesër (e martë) dhe një humbje në ‘Emirates’ mund ta vendosë në rrezik kualifikimin e tyre në gjysmëfinale.

Ka një mundësi reale që ish-legjenda e klubit, Miroslav Klose, të marrë drejtimin e Bayernit si trajner i përkohshëm për pjesën e mbetur të sezonit me Hermann Gerland si asistentin e tij.

Klose i cili është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Gjermanisë, ka drejtuar më herët grupmoshat U17 të Bayernit si dhe ka shërbyer si asistent i klubit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari që Flick “ëndërron” ta ketë tek Barcelona i ka refuzuar ata shkaku i pagës së vogël

Lojtari që Flick “ëndërron” ta ketë tek Barcelona i ka refuzuar ata shkaku i pagës së vogël

La Liga
Galatasaray me një video spektakolare tallin në mënyrë të pamëshirshme Fenerbahcen

Galatasaray me një video spektakolare tallin në mënyrë të pamëshirshme Fenerbahcen

Ndërkombëtare
Rikthimi në majat e futbollit evropian: Flick ka gati transferimin e parë te Barcelona

Rikthimi në majat e futbollit evropian: Flick ka gati transferimin e parë te Barcelona

Bundesliga
Xavi paralajmëron Hansi Flickun se çka e pret te Barcelona: Ky është një fakt, pavarësisht nëse je i huaj apo jo

Xavi paralajmëron Hansi Flickun se çka e pret te Barcelona: Ky është një fakt, pavarësisht nëse je i huaj apo jo

La Liga
Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

La Liga
Mbappe tregon pse ende nuk po zyrtarizohet te Real Madridi

Mbappe tregon pse ende nuk po zyrtarizohet te Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori