LAJMI I FUNDIT:

Reali po punon për tre transferime të mrekullueshme – nëse arrihen do të ketë super formacion

Reali po punon për tre transferime të mrekullueshme – nëse arrihen do të ketë super formacion

Real Madrid është afër titullit kampion në La Liga, ndërsa në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të luajë kundër Manchester Cityt.

Sezoni është sigurisht i kënaqshëm për Carlo Ancelottin deri këtu, sepse ai duhet të fitojë të paktën një trofe.


Përveç kësaj, Ancelotti arriti të rinovojë ekipin, pra të rindërtojë mesfushën, e cila tani është plot me të rinj.

Këtë verë, Los Blancos do të kompletojnë skuadrën e tyre, që tashmë është e fuqishme dhe gjithçka po rrotullohet rreth tre emrave të rinj.

Trent Alexander-Arnold, Alpohonso Davies dhe Kylian Mbappé janë objektivat kryesor të mbretërve.

Reali dëshiron të ketë mbrojtësit më të fortë në botë

Real Madridi nuk duhet të investojë në mesfushë këtë verë, por kjo është arsyeja pse ata duan pozicionet e mbrojtësit të krahut, të cilët aktualisht mbeten pas pjesës tjetër të ekipit për nga cilësia. Dani Carvajal (32) dhe Lucas Vazquez (32) mund të kenë konkurrencë nga anglezi Trent Alexander-Arnold (25) nga Liverpool, i cili po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij.

Real Madridi  është i gatshëm të paguajë menjëherë mbi 60 milionë euro për mbrojtësin sulmues dhe kështu të vulosë me cilësi anën e djathtë në planin afatgjatë.

Fran Garcia (24) dhe Ferland Mendy (28) operojnë në krahun e majtë, por përshtypja është se Ancelotti nuk është shumë i kënaqur me ta.

Real Madrid ka kohë që ndjek Alphonso Davies e Bayern Munich, me mbrojtësin kanadez që njihet për shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme, gjë që e bën atë një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë.

Davies ka kohë që nuk mund të gjejë një gjuhë të përbashkët me Bayernin për një kontratë të re.

Sa i përket qendrës, aty janë Eder Militao (26), David Alaba (31), Antonio Rudiger (31) dhe Nacho (34).

Mbappé dhe Endrick, udhëheqin epokën e re të Galacticos

Kapitenit francez i skadon kontrata në qershor dhe ai nuk e ka ndërmend të qëndrojë në radhët e PSG-së.

Reali e ka ndjekur prej kohësh dhe është gati të pranojë kushtet e tij. Mbappé do të bëhej menjëherë ylli më i madh i skuadrës.

Është e rëndësishme të theksohet se lista e Realit do të jetë më e gjerë nga vera, pasi braziliani i mrekullueshëm Endrick (18), vjen nga Palmeiras.

Endrick tashmë është paguar 45 milionë euro dhe deri më tani ka tre paraqitje dhe dy gola për kombëtaren e Brazilit.

Ancelotti mund të përdorte me lojtarët aktual formacionet 4-3-3 dhe 4-2-3-1, por duke parë emrat, ai që do të përshtatej më shumë është formacioni 4-4-2.

Mbetet të shihet se si vera do të ndryshojë skuadrën e Real Madridit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori