Në një nga spektaklet e Big Brother VIP, në shtëpinë e famshme në Shqipëri ka hyrë edhe këngëtarja Poni për ta befasuar Beniadën.
Që në fillim të rrugëtimit të saj në këtë shou real televiziv, modelja ka treguar se pëlqen këngët e saj, prandaj këngëtarja ishte e ftuar, ku i takoi edhe banorët e tjerë.
Pas daljes nga shtëpia, ajo ka bërë një postim në Instagram duke i cilësuar të guximshëm banorët, derisa ka kërkuar të kursehen fjalët e këqija në raport me ta.
“Pas një vizite në Big Brother, ku përfshihesh nga emocione, që nuk di si t’i kalosh. U binda dhe njëherë që banorët kur janë të izoluar kanë nevojë më shumë për dashuri se ata që janë jashtë.
View this post on Instagram
“Shikimet e tyre do të më mbesin gjatë në memorie, mu duk sikur secili prej tyre donte të më pyeste – Ç’bëhet atje jashtë, a na duan ndonjë çike apo kemi bërë gabime? O Zot një eksperiencë që do guxim”.
“Atë kohë që më kishin lënë në dispozicion mbas përqafimeve me Beniadën, jam e lumtur që shkëmbeva me të gjithë nga një fjalë. Sepse e di që Beniada është ajo zemra e pastër që nuk do ndihej kurrë keq për këtë”.
“Kurseni fjalën e keqe, sepse na kanë dhuruar shumë emocion dhe meritojnë shumë dashuri. Guximtarët tanë të BBV. Beniada doja të flisja gjatë me ty, por kur të dalësh jashtë do jesh ti e ftuara ime këtë herë”, ka shkruar në postimin e saj Poni. /Telegrafi/
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Publikohet trailer-i i dokumentarit “I Am: Celine Dion” – këngëtarja shpërthen në lot ndërsa flet për sëmundjen e saj të rrallë
Një e ftuar mori vëmendje në Festivalin e Filmit në Kanë me një fustan me fytyrën e Krishtit
Ish-banorët futen në shtëpi, Ilnisa e befason Meritonin me tortë për ditëlindjen e 29-të
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona