LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Aleksandar Vuçiq pas seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në të cilën u miratua Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, tha se i “ka mbaruar karrierën dhe se nuk do t’i falen shumë gjëra”.

“Kam mbyllur karrierën time këtu sonte. Shumë gjëra nuk do të më falin. Kjo ishte sikur gozhda në arkivolin tim. Unë bëra gjithçka, ata bënë gjithçka për të na poshtëruar dhe ne u ngjitëm në lartësi. Nuk mund të them se fituam sepse kjo është procedura, por është e qartë për të gjithë se cili është rezultati”, tha ai në një fjalim para gazetarëve në New York.

Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi
Lexo po ashtu Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Presidenti i Serbisë tha se vlerësimet e supozuara të atyre që propozuan rezolutën ishin se më shumë se 110 vende do të votonin pro dhe se do të kishte rreth 45 abstenime, raporton nova.rs.

“Dhe ne ishim 107 (ata që votuan kundër dhe ata që abstenuan). Pra, 84 prej tyre kundrejt 107 prej atyre që nuk kanë dashur të pajtohen me propozimin e tyre dhe po flasim se si u arritën ato 84, sepse realisht 60 e ca do të kishin votuar për rezolutën, ata i bënë presion të tjerëve”, tha ai.

Vuçiq falënderoi të gjitha vendet që votuan kundër dhe abstenuan gjatë votimit “një falënderim i madh për vëllezërit hungarez, ata ishin të vetmit që ishin kundër. Por, faleminderit edhe Sllovakisë, Greqisë dhe Qipros që abstenuan dhe treguan miqësi ndaj Serbisë”.

Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Lexo po ashtu Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një rezolutë për Srebrenicën, duke shpallur 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995, e cila duhet të festohet çdo vit. Rezoluta u miratua me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime.

Kujtojmë se 8372 persona janë vrarë vetëm gjatë disa ditëve të korrikut të vitit 1995 në Srebrenicë. Numri i viktimave në Bosnje ka qenë shumë më i madh – mbi 100 mijë të vrarë.

Ndryshe, krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë në vitin 2007. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Ukrainasit pretendojnë se rusët kanë humbur 1,160 ushtarë tjerë dhe 58 sisteme artilerike në 24 orët e fundit

Ukrainasit pretendojnë se rusët kanë humbur 1,160 ushtarë tjerë dhe 58 sisteme artilerike në 24 orët e fundit

Evropa
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Botë
Amerikani u kollit, pastaj ndjeu një dhimbje në stomak - ngriti këmishën nga frika dhe pa një vrimë prej 7 centimetrash

Amerikani u kollit, pastaj ndjeu një dhimbje në stomak - ngriti këmishën nga frika dhe pa një vrimë prej 7 centimetrash

Amerika
Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Evropa
Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Evropa
Kalo në kategori