LAJMI I FUNDIT:

Debat i ashpër mes Donaldit dhe Einxhelit në BBV, përmendin detaje nga jashtë dhe ‘shpërthejnë’ me akuza ndaj njëri-tjetrit

Debat i ashpër mes Donaldit dhe Einxhelit në BBV, përmendin detaje nga jashtë dhe ‘shpërthejnë’ me akuza ndaj njëri-tjetrit

Në shtëpinë e Big Brother VIP është zhvilluar një debat i ashpër mes moderatores Einxhel Shkira dhe aktorit Donald Veshaj.

Dyshja kanë nisur të debatojnë për rrjedhën e lojërave brenda shtëpisë, teksa në një moment kanë filluar të ngritin tonet dhe të përmendin detaje nga jashtë.

Ata njihen nga një prodhim i përbashkët televiziv, ku Einxhel ishte moderatorë e një programi krahë Donaldit dhe vëllait të saj, Romeo.

Beatrix Ramosaj rikthehet e buzëqeshur dhe plot glamur në Big Brother VIP
Lexo po ashtu Beatrix Ramosaj rikthehet e buzëqeshur dhe plot glamur në Big Brother VIP

Moderatorja Shkira tha se këta të fundit e kishin përjashtuar nga puna kur kishte bërë aksident me makinë, gjë e cila ia kishte pamundësuar paraqitjen në televizion.

Si kundër ajo shtoi se kishte marrë një mesazh prej tyre tek pas pesë ditësh, ku i kishin komunikuar se nuk është më pjesë e programit.

Ndërkohë, në një video të prezantuar gjatë spektakli e njëjta i është drejtuar aktorit duke thënë se është bërë i famshëm nga lidhja e tij me Bora Zemanin, dhe jo si aktor apo moderator.

Arbana Osmani kujton momentin kur u detyrua të thërriste policinë në emision pas kërcënimeve të marra
Lexo po ashtu Arbana Osmani kujton momentin kur u detyrua të thërriste policinë në emision pas kërcënimeve të marra

Në atë moment, Arbana iu ka kërkuar që të qetësohen por që të dy me tone të larta kanë vazhduar të debatojnë duke e shpërfillur kërkesën e moderatores për qetësi.

Me të dëgjuar Einxhelin, moderatorja Osmani kërkoi që edhe aktori Veshaj të tregonte versionin e tij të kësaj ngjarje që ka ndodhur jashtë shtëpisë.

Donaldi tha se Einxhel kishte qenë e papërgjegjshme në punë, duke u vonuar dhe mos ardhur në kohë për programin, duke shtuar se nuk ka edukatë pune.

Arjola rrëfen njohjen me ish-bashkëshortin dhe puthjen e parë: Tre muaj refuzova të kryeja marrëdhënie intime me të
Lexo po ashtu Arjola rrëfen njohjen me ish-bashkëshortin dhe puthjen e parë: Tre muaj refuzova të kryeja marrëdhënie intime me të

Ata kanë vazhduar që ta kundërshtojnë fuqishëm njëri-tjetrin, duke përmendur emra të tjerë nga jashtë si moderatoren Mariana Kondi, për të cilën Shkira tha se ka tre muaj që s’e kishin paguar, gjë që Donaldi e mohoi kategorikisht.

Debati i ashpër mes tyre ka vazhduar deri në momentin kur Arbana është detyruar të mbyllë lidhjen me shtëpinë dhe ta diskutojë çështjen me opinionistët në studio. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Në trend Magazina

Më shumë
Po shijonte një çast intim me të dashurin e saj, Dua Lipa nuk pranon të bëjë fotografi me fansen në Paris

Po shijonte një çast intim me të dashurin e saj, Dua Lipa nuk pranon të bëjë fotografi me fansen në Paris

Magazina
Rita Ora pozon në fshat, sjell koleksionin e ri të

Rita Ora pozon në fshat, sjell koleksionin e ri të "Primark"

Magazina
Është publikuar prej vetëm dy ditësh në Netflix, “Hit Man” po llogaritet tashmë si një prej filmave më të mirë të vitit

Është publikuar prej vetëm dy ditësh në Netflix, “Hit Man” po llogaritet tashmë si një prej filmave më të mirë të vitit

Magazina
I thonë ta lë Gracianon se nuk bën, Argjira Spanca me përgjigje epike për ndjekësin

I thonë ta lë Gracianon se nuk bën, Argjira Spanca me përgjigje epike për ndjekësin

Magazina
Jude Bellingham bën kapërcimin drejt botës së modës - pozon për markën e Kim Kardashian

Jude Bellingham bën kapërcimin drejt botës së modës - pozon për markën e Kim Kardashian

Magazina
Dikur krijuan bashkë hit, sot Bebe Rexha i reagon publikisht G-Eazyt: Ti je një humbës mosmirënjohës, je me fat që njerëzit të duan ende

Dikur krijuan bashkë hit, sot Bebe Rexha i reagon publikisht G-Eazyt: Ti je një humbës mosmirënjohës, je me fat që njerëzit të duan ende

Magazina
Kalo në kategori