LAJMI I FUNDIT:

Rusia pësoi humbje ‘astronomike’ gjatë ofensivës së Kharkiv – ka thënë një zyrtar i NATO-s

Rusia pësoi humbje ‘astronomike’ gjatë ofensivës së Kharkiv – ka thënë një zyrtar i NATO-s

Përparimi rus në Kharkiv erdhi me një “çmim të lartë” për trupat e saj, ka thënë një zyrtar i NATO-s për European Pravda.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha: “Rusia ka të ngjarë të ketë pësuar humbje prej gati 1000 njerëzve në ditë në maj, që është një shifër mjaft astronomike”.

Ndryshe, forcat ruse kanë avancuar më pak se 10 kilometra në territorin ukrainas dhe nuk kanë marrë kontrollin e qytetit të Vovchansk.


E sekretari amerikan i Mbrojtjes kishte thënë më herët se përparimi i Rusisë po ngadalësohej dhe vija e frontit po stabilizohej, pjesërisht falë vendeve që hoqën kufizimet për përdorimin e armëve të dhuruara nga Ukraina në territorin rus.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pranuar ndikimin e vonesës disamujore në mbështetjen e armëve amerikane, e cila u shkaktua nga bllokimi i një projektligji të madh ndihme nga republikanët.

Ai thotë se pauza e furnizimeve i kishte lejuar Rusisë të kryente një ofensivë në rajonin verilindor të Kharkiv, por Ukraina kishte arritur ta ndalonte atë.

Ndryshe, Joe Biden bëri të qartë se SHBA nuk kishte ndryshuar qëndrimin e saj për lejimin e Ukrainës që të përdorte armë amerikane për të goditur brenda Rusisë.

SHBA kohët e fundit tha se do të lejonte Kievin të përdorte armë të tilla për të goditur Rusinë vetëm për qëllimin e ndalimit të sulmit në Kharkiv. /Telegrafi/