LAJMI I FUNDIT:

Arjola rrëfen njohjen me ish-bashkëshortin dhe puthjen e parë: Tre muaj refuzova të kryeja marrëdhënie intime me të

Arjola rrëfen njohjen me ish-bashkëshortin dhe puthjen e parë: Tre muaj refuzova të kryeja marrëdhënie intime me të
Foto: Top Channel

Aktorja Arjola Demiri është treguar mjaft e hapur sa i përket historive të jetës së saj gjatë qëndrimit në Big Brother VIP.

Mbrëmjen e së hënës, ajo vendosi që t’iu tregojë banorëve historinë e njohjes me ish-bashkëshortin e saj, Ajax Boshnjaku.


Aktorja tropojane tha se e kishte njohur gjatë shkollimit dhe se ai kishte shfaqur menjëherë interes për të.

“Ne jemi të dy nga Tropoja dhe na njoftuan këta nga ana e anës, dhe neve na ndante vetëm një pallat, d.m.th pallati ku është rritur ai me pallatin ku jam rritur unë, na ndan vetëm një pallat në mes”, ka thënë ndër të tjerash aktorja.

Tutje, aktorja e njohur si ‘Xhbanja’ e hit-serialit “O Sa Mirë”, bëri të ditur momentin kur kishte dhuruar puthjen e parë, e cila kishte ndodhur gjatë një udhëtimit.

“Kemi ikur në Mal të Zi dhe shkuam në një hotel që e njohin të gjithë, shkuam në Budva, hëngrëm darkë, u lamë në pishinë. Më duket se më ka puthur ditën e dytë ose të tretë të njohjes. Pastaj puthja e tjetër ka ndodhur në një lokal, nuk shqitesha, më puthej shumë”, tha ajo.

Arjola Demiri në Big Brother VIP (Foto: Top Channel)

Duke u treguar edhe më e çiltër, Arjola nuk nguroi të tregonte se kishte turp t’i thoshte “po” një kërkese për të kryer marrëdhënie intime, dhe nuk ia kishte dhënë shansin ish-bashkëshortit deri pa kaluar tre muaj.

“Ky sillej shumë mirë me mua, ishte ai kompleksi që…nuk isha një Shën Maria por seks nuk kisha bërë kurrë dhe më tha ‘Hiçi një çik pantallonat’, pasi në krevat unë vishja pantallona, kisha frikë, kisha shumë frikë, jo sepse nuk më pëlqente por thjeshtë doja të më jepte pak kohë, por që kjo koha zgjati tre muaj”, tha Demiri.

Nga martesa me ish-bashkëshortin, aktorja nga Bajram Curri ka tre fëmijë: Helgën, Alesian dhe Rubinin. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Magazina
Bëri valixhen gati dhe kërkoi që ta linte shtëpinë, Erjola Doçi mes lotësh: Kam kaluar dhunë fizike në jetë, presionin nuk e duroj dot

Bëri valixhen gati dhe kërkoi që ta linte shtëpinë, Erjola Doçi mes lotësh: Kam kaluar dhunë fizike në jetë, presionin nuk e duroj dot

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Publikon pamjet - ministri Çeku tregon se si do të duket Teatri i ri Kombëtar

Publikon pamjet - ministri Çeku tregon se si do të duket Teatri i ri Kombëtar

Magazina
Kalo në kategori