LAJMI I FUNDIT:

Njëra prej tyre do të jetë gruaja e kryetarit të ardhshëm të kryeqytetit – bashkëshortet e kandidatëve të balotazhit shpërfaqin elegancën gjatë votimit

Njëra prej tyre do të jetë gruaja e kryetarit të ardhshëm të kryeqytetit – bashkëshortet e kandidatëve të balotazhit shpërfaqin elegancën gjatë votimit

Sot (e diel) në 21 komuna të Kosovës po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku po garojnë nga dy kandidatë për kryetar komune.

Një garë e tillë është edhe në kryeqytet, ku për kryetarë të Prishtinës në balotazh janë Arben Vitia i LVV-së me 45.54 për qind të votave dhe Përparim Rama i LDK-së me 29.17 për qind të votave.


Në orët e para të mëngjesit të dy kandidatët kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës, të cilët u panë përkrah bashkëshorteve të tyre.

Foto: Telegrafi

Të dyja bashkëshortet e kandidatëve për kryetarë të Prishtinë morën vëmendje me stilin dhe elegancën që paraqitën gjatë procesit të hedhjes së votës në kutitë e votimi.

Bashkëshortja e Përparim Ramës, Kristale Rama u pa e veshur me një bluzë ngjyrë blu, pantallona dhe xhaketë elegantë ngjyrë të kaltër kobalti të kombinuar me një shami rreth qafës me ngjyra blu, bardhë dhe ari dhe maskë me të njëjtën ngjyrë.

Foto: Telegrafi

Në anën tjetër, edhe bashkëshortja e kandidatit tjetër, Arben Vitia, Merita Kasumi-Vitia, shfaqi elegancë e veshur me një fustan me ngjyrë kafe dhe xhaketë të gjatë ngjyrë bezhë.

Foto: Telegrafi

Të dy kandidatët pas procesit të votimit, ndan në llogaritë e tyre në Facebook fotografi përkrah bashkëshorteve, ndërsa kërkuan nga qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e votës. /Telegrafi/

Foto: Arben Vitia/Facebook
Foto: Arben Vitia/Facebook

Në trend Magazina

Më shumë

"M'i bëj pak llogaritë kur u bë tremuajshe" - Sara Gjordeni përballet me kritika të ashpra për shtatzëninë e saj

Magazina

"Kur ndahesh nga gruaja, sjell 30 goca kur del në skenë" – Ledri Vula konfirmon ndarjen nga Sara gjatë spektaklit të BBVA?

Magazina
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara

Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara

Magazina
Pa të brendshme në finalen e BBVA – Gazetarja pa dashje zbulon pjesët intime të Erjola Doçit

Pa të brendshme në finalen e BBVA – Gazetarja pa dashje zbulon pjesët intime të Erjola Doçit

Magazina
Egla Ceno, fituese e Big Brother VIP Albania 3

Egla Ceno, fituese e Big Brother VIP Albania 3

Magazina
Fiku dritat e shtëpisë, Egla Ceno flet si fituese e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania

Fiku dritat e shtëpisë, Egla Ceno flet si fituese e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori