LAJMI I FUNDIT:

Live

Live Finalja e Big Brother VIP Albania 3

Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania me Eglën fituese – gjithçka që ndodhi në natën finale

Përditesuar 25/05/2024 20:45

Sonte (e shtunë) mbahet finalja e spektaklit shumë të shikuar Big Brother VIP Albania 3.

Aventura mbi 100 ditore përmbyllet sonte me një emër fitues – ai i cili do të sigurojë më së shumti vota nga publiku.

Plot pesë janë finalistët e këtij edicioni: Egla Ceno, Heidi Baci, Meriton Mjekiqi, Romeo Veshaj e Julian Deda.

Njëri prej tyre do të jetë fituesi i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh.


Telegrafi do t’ju mbaj të informuar në kohë reale për më të rejat e fundit nga finalja e spektaklit televiziv më të ndjekur në Shqipëri.


array(3) { ["date"]=> string(19) "05-26-2024 02:52:28" ["time"]=> string(16) "26/05/2024 02:52" ["update"]=> bool(false) } 26/05/2024 02:52

Egla Ceno fiton Big Brother VIP Albania 3

Aktorja e njohur shqiptare, Egla Ceno, është shpallur fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.

Ajo hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri që në datën 13 janar, duke qëndruar për plot 133 ditë e izoluar.

Aktorja nga Elbasan itregoi një karakter të fortë dhe ishte pa diskutim një ndër fenomenet e këtij edicioni.

Egla njëherësh është gruaja e parë në histori që fiton një format Big Brother VIP në trojet shqiptare.

Në vendin e dytë u rendit aktori i njohru shkodran, Julian Deda.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-26-2024 02:32:52" ["time"]=> string(16) "26/05/2024 02:32" ["update"]=> bool(false) } 26/05/2024 02:32

Elimonohet edhe Romeo – tani fitorja mes Eglës dhe Julit

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

I radhës që është eliminuar nga gara ka qenë aktori Romeo Veshaj – pa dyshim një prej konkurrentëve më të fortë të këtij edicioni.

Përpara vazhdoi aktorja Egla Ceno, e cila është në një televotim ballë për ballë me Julin, dhe tani fituesi do të jetë njëri prej tyre.

Lexo më shumë këtu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-26-2024 02:07:35" ["time"]=> string(16) "26/05/2024 02:07" ["update"]=> bool(false) } 26/05/2024 02:07

Egla Ceno në Teatrin e Elbasanit për finalen e madhe

Ashtu si për çdo konkurrent tjetër, edhe për aktoren Egla Ceno ishte rezervuar një surprizë e madhe në finalen e Big Brother VIP Albania.

Ajo u dërgua në Teatrin “Skampa” në Elbasan, atje ku ka jetuar në fëmijëri, por më pas edhe është rritur dhe zhvilluar artistikisht.

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Për fund, në skenën e këtij teatrit u ngjit nëna e saj, Zonja Esma, e cila nuk i kurseu fjalët e saj të krenarisë për të bijën.

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube
array(3) { ["date"]=> string(19) "05-26-2024 01:07:16" ["time"]=> string(16) "26/05/2024 01:07" ["update"]=> bool(false) } 26/05/2024 01:07

Romeo befasohet nga disa mysafirë në finale

Pretendenti për çmimin e madh, Romeo Veshaj, është befasuar nga një dhomë me plot dyer në finalen e Big Brother VIP Albania.

Në njërën dhomë u gjend kolegu i tij, aktori Gaz Paja, i cili kishte zgjatur dorën në fillimet e tij për ta ndihmuar, ndërsa Agron Llakaj nuk mundi të ishte i pranishëm, shkaku që ka humbur bashkëshorten.

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Dera e tretë ishte ajo e kunatës së tij, Bora Zemanit, e cila e ka befasuar me paraqitjen e saj dhe i ka thënë se ai meriton çdo gjë.

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Ndërsa për një surprizë të veçantë ishte e ftuar edhe bashkëpunëtorja e tij, këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata.

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Dhe i fundit nga të gjithë mysafirët që e vizituan, ishte vëllai i tij, Donald Veshaj, i cili ka qenë fisnalist në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania.

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube
array(3) { ["date"]=> string(19) "05-26-2024 00:38:49" ["time"]=> string(16) "26/05/2024 00:38" ["update"]=> bool(false) } 26/05/2024 00:38

Ledri ‘ndez’ skenën e finales së Big Brother VIP Albania

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, është ngjitur në skenën e spektaklit më të shikuar televiziv, për të performuar para publikut në finale.

Ai interpretoi një potpuri hitesh të tij më të fundit, duke ‘e ndezur’ atmosferën në finalen e madhe.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-26-2024 00:14:56" ["time"]=> string(16) "26/05/2024 00:14" ["update"]=> bool(false) } 26/05/2024 00:14

Heidi eliminohet, Juli vazhdon përpara

Foto: Big Brother VIP Albania

Bukuroshja Heidi Baci ka qenë e eliminuara e radhës në finalen e madhe, pas një televotimi kokë më kokë me aktorin Julian Deda, i cili tani po vazhdon garën për çmimin e madh.

Lexo lajmin e plotë këtu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-25-2024 23:32:10" ["time"]=> string(16) "25/05/2024 23:32" ["update"]=> bool(false) } 25/05/2024 23:32

Skeç humoristik, aktorët shkodranë interpretojnë bashkë me Julin në “Portokalli”

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Disa prej emrave më të njohur të aktrimit, kanë interpretuar në skenën e “Portokalli” krah finalistit të BBVA 3, aktorit Julian Deda.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-25-2024 23:19:58" ["time"]=> string(16) "25/05/2024 23:19" ["update"]=> bool(false) } 25/05/2024 23:19

Julian Deda bafesohet me atmosferë shkodrane në finalen e BBVA 3

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Aktori Julian Deda si një nga finalistët e mbrëmjes, është befasuar gjithashtu nga një surprizë prej Vëllait të Madh.

Ai është dërguar në skenën e madhe të spektaklit të humorit “Portokalli”, ku edhe nisi karrierën e tij në aktrim.

Deda është mirëpritur nga dy këngëtarët e njohru shkodranë, Bujar Qamili e Mateus Frroku, si dhe plot anëtarë të familjes së tij të madhe nga Shkodra.

Juli është aktualisht në garë me Heidin, ku njëri prej tyre do të vazhdojë garën për çmimin e madh dhe tjetri do të eliminohet.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-25-2024 23:12:33" ["time"]=> string(16) "25/05/2024 23:12" ["update"]=> bool(false) } 25/05/2024 23:12

Meritoni në vend të pestë – reagim e komente të shumta negative në rrjetet sociale

Në rrjetet sociale, kanë filluar tashmë reagime të ndryshme mbi largimin e Meritonit nga pesëshja finaliste.

Shumë fansa të prezantuesit nuk e kanë pranuar faktin që ai rezultoi më pak i votuari në finalen e madhe të BBVA 3.

Lexo më shumë këtu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-25-2024 22:37:05" ["time"]=> string(16) "25/05/2024 22:37" ["update"]=> bool(false) } 25/05/2024 22:37

Heidi befasohet me vizitë nga babai – kësaj radhe pa kritikat e ‘Grande Fratello’

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Bukuroshja Heidi Bazi e cila ka qenë banore në ‘Grande Fratello’ dhe dha dorëheqje nga spektakli italian pas vizitës së babait në shtëpi, është befasuar sërish me vizitë nga ky i fundit në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat.

Babai Genti erdhi në finalen e Big Brother VIP Albania, për të vizituar vajzën e tij tashmë finaliste në programin më të ndjekur në shtëpi.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-25-2024 22:30:58" ["time"]=> string(16) "25/05/2024 22:30" ["update"]=> bool(false) } 25/05/2024 22:30

Hapet televotimi mes Julit dhe Heidit – njëri prej tyre shkon përpara

Është hapur televotimi i çiftit të parë, Heidi dhe Juli – ku njëri prej tyre do të vazhdojë tutje garën dhe më pak i votuari do të eliminohet.

Pasi ky televotim të përfundojë, do të hapet televotimi i Romeos me Eglën, ku fituesi i këtij dueli shkon në televotimin përfundimtar.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-25-2024 21:59:33" ["time"]=> string(16) "25/05/2024 21:59" ["update"]=> bool(false) } 25/05/2024 21:59

Për herë të parë hidhet short në BBVA, dy çifte kundër njëri-tjetrit

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Sonte (e shtunë) në finalen e BBVA 3 është praktikuar një metodë e re që nuk ka ndodhur kurrë më parë në këtë format.

Në studion e programit është hedhur një short, përmes së cilit janë zgjedhur dy çifte nga katër finalistët e mbetura.

Fituesi nga votimi i çiftit të parë dhe fituesi nga votimi i çiftit të dytë, do të ndeshen në një garë të ngushtë për çmimin e parë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-25-2024 21:47:53" ["time"]=> string(16) "25/05/2024 21:47" ["update"]=> bool(false) } 25/05/2024 21:47

Meritoni eliminohet si më pak i votuari nga finalistët

Prezantuesi Meriton Mjekiqi, njëherësh i vetmi banor finalist nga Kosova në këtë spektakël, është eliminuar i pari nga pesëshja finaliste.

Ai mori më pak vota nga të gjithë finalistët e tjerë, gjersa tani gara vazhdon për katër banorët e mbetur: Heidin, Eglën, Romeon dhe Julin.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-25-2024 21:33:41" ["time"]=> string(16) "25/05/2024 21:33" ["update"]=> bool(false) } 25/05/2024 21:33

Publikohet përmbledhja e 133 ditëve të Big Brother VIP Albania 3

Në nisje të natës finale, është prezantuar një klip i cili ka përmbledhur momentet më gazmore dhe interesante të të gjithë këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

Me lojëra, debat, kërcim, përqafime dhe shumë të qeshura – Big Brother VIP 3 ka qenë një eksperiencë e paharrueshme për të gjithë banorët.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-25-2024 21:24:43" ["time"]=> string(16) "25/05/2024 21:24" ["update"]=> bool(false) } 25/05/2024 21:24

Sondazhi i Telegrafit nxjerr Meritonin fitues

Në filim të javës, ashtu si në çdo edicion tjetër, portali Telegrafi ka hapur një sondazh online për të pyetur lexuesit se kush mendojnë se duhet ta fitojë edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania.

Sipas përgjigjeve të grumbulluara, Meriton Mjekiqi ka dalë si favoriti i padiskutueshëm, duke marrë një mbështetje të konsiderueshme prej 37% të votave.

Ai është ndjekur ngushtë nga Romeo Veshaj, i cili ka siguruar 31% të votave. Julian Deda ka arritur të grumbullojë 13% të votave të lexuesve, ndërsa Egla Ceno dhe Heidi Baci vijnë pas me përkatësisht 12% dhe 7%.

* Ky sondazh është realizuar nga portali Telegrafi vetëm për të matur preferencat e publikut dhe nuk lidhet me votimin zyrtar të spektaklit Big Brother VIP Albania 3.


array(3) { ["date"]=> string(19) "05-25-2024 21:08:26" ["time"]=> string(16) "25/05/2024 21:08" ["update"]=> bool(false) } 25/05/2024 21:08

Fillon finalja e madhe e BBVA 3 – finalistët shkëlqejnë me dukjen e tyre

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Ka nisur edhe zyrtarisht tashmë mbrëmja finale e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.

Në hapje të spektaklit nga moderatori Ledion Liço, është prezantuar në edhe dukja e pesë finalistëve.

Egla, Juli, Romeo, Heidi dhe Meritoni – duken secili më elegant se tjetri në mbrëmje finale të aventurës së mbi 130 ditëve.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-25-2024 21:03:00" ["time"]=> string(16) "25/05/2024 21:03" ["update"]=> bool(false) } 25/05/2024 21:03

Ish-banorët shkëlqejnë me dukjen e tyre në tapetin e kuq

Banorët e eliminuar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3, kanë shkëlqyer me paraqitjen e tyre në tapetin e kuq në finalen e këtij edicioni.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga dukjet e tyre:

Meri Shehu (Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube)

Ledjona Xheladinaj (Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube)

Françeska Murati (Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube)

Drini Zeqo, Graciano Tagani, Julia dhe Ilnisa Agolli (Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube)
array(3) { ["date"]=> string(19) "05-25-2024 20:53:57" ["time"]=> string(16) "25/05/2024 20:53" ["update"]=> bool(false) } 25/05/2024 20:53

Pesë finalistë në garë për çmimin e madh

Aktorët Egla Ceno, Romeo Veshaj dhe Julian Deda, modelja Heidi Baci dhe prezantuesi Meriton Mjekiqi – janë pesë finalistët e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

Ata i mbijetuan të gjitha sfidave dhe nominimeve për të prekur ëndrrën e madhe të finales, ndërs sonte (e shtunë) njëri prej tyre do të kurorëzohet si fitues i kësaj aventure.

Kush do të jetë ai/ajo që do të fitojë BBVA 3?