LAJMI I FUNDIT:

Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?

Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?

Institucionet e Kosovës, më 07.05.2024, janë përballur me sulme kibernetike. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se dyshimet janë që sulmet mbi faqet zyrtare të institucioneve kanë ardhur nga Federata Ruse. Por, sipas tij, faqet zyrtare megjithatë janë rikthyer.

Për sulmet kibernetike me të cilat janë përballur institucionet e Kosovës u diskutua edhe në emisionin “Kallxo Përnime”, në të cilin, Arbian Arifi nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka thënë se si institucion nuk kanë pranuar ndonjë ankesë për keqpërdorim të të dhënave të qytetarëve të Kosovës nga sulmi kibernetik.

“Pra deri më tani nuk kemi informacion se ka apo nuk ka ndonjë shkelje të të dhënave personale të qytetarëve të Kosovës”, tha Arifi.

“Zakonisht nga sulmet kibernetike nuk kemi marr ndonjë informatë ndonjëherë nga institucionet publike apo private, sepse kur ka kësi sulme i drejtohen policisë për shkak se është vepër penale kur kemi ndërhyrje në sisteme kompjuterike”, tha tutje Arifi.

Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?
Lexo po ashtu Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?

Hekuran Doli, ekspert i sigurisë kibernetike, ka thënë se sulmi i fundit kibernetik në Kosovë beson se është ‘DDoS ’(Distributed Denial of Services), i njëjti ka për qëllim pamundësimin e qasjes në informacion.

“Në rastin tonë, në pamundësim të qasjes së qytetarëve në ueb faqet e ministrive të Kosovës”, tha Doli.

Përderisa Kreshnik Gashi ka thënë se konsideron problem mënyrën se si Qeveria e Kosovës vendosi për të njoftuar qytetarët për këtë sulm kibernetik.

“E ka bo këtë lajmërim Qeveria në rrjetin social në Facebook dhe nuk kanë pasur ndonjë konferencë për shtyp, pra një njoftim gjeneral të nivelit të seriozitetit të këtij sulmi. Në anën tjetër me na njoftu edhe për të dhënat që kanë mujt me qenë të cenuara nga ky sulm dhe çka kanë mujt ata me marrë. Kjo është e rëndësishme me ditë për shkak se ju ofron qytetarëve me u mbrojt prej këtyre rrjedhjes së të dhënave’’, ka thënë Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Sociale
Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Lajme
Ish-politikani zviceran që jetoi me vuajtjet e kosovarëve gjatë vitit 1999

Ish-politikani zviceran që jetoi me vuajtjet e kosovarëve gjatë vitit 1999

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Thaçin e vizitoi i vëllai për Bajram: Të fala keni nga Haga

Thaçin e vizitoi i vëllai për Bajram: Të fala keni nga Haga

Lajme
Kalo në kategori