LAJMI I FUNDIT:

Filmi i shumëpritur i Marvel, “Black Widow” impresionon kritikët e filmit

Filmi i shumëpritur i Marvel, “Black Widow” impresionon kritikët e filmit

Nga 8 korriku nis të shfaqet edhe në Cineplexx

Black Widow, filmi i fundit me superheronjë nga Marvel dhe i pari që përqendrohet në personazhin e Scarlett Johansson, ka marrë vlerësime tejet pozitive nga kritikët përpara shfaqjes së tij këtë javë.


Black Widow, i cili arrin më 8 korrik në Cineplexx në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren, ka marrë vlerësime tejet pozitive para shfaqjes së tij për publikun e gjerë.

Gazeta e njohur, Hollywood Reporter tha se filmi ishte “një automjet yjor” për aktoren, ndërsa gazeta tjetër e madhe, Empire, u shpreh se Scarlet në këtë rol ishte “shumë argëtuese”. Në vlerësimet rreth filmit, është përmendur edhe mënyra se si i trajton çështjet si “sterilizimi i detyruar” dhe “shfrytëzimi seksual i grave”.

Gazetarja Clarisse Loughrey nga gazeta Independent tha se filmi është “një histori e pashmangshme në lidhje me abuzimin dhe shfrytëzimin e grave të reja”.

Filmi Black Widow, është një ‘standalone’ film për personazhin e famshëm të Marvel, Black Widow, pas një kohe të gjatë të kërkesave për një film të tillë. Filmi flet për peripecitë e Natashas ndërmjet filmave Avengers: Infinity War dhe Avengers Endgame. Filmi përfshin një program sekret rus që rrëmben, lan trurin dhe sterilizon gratë e reja dhe i kthen ato në operative të fshehta vdekjeprurëse.

Filmi vjen nën regjinë e Cate Shortland ndërsa në rolet kryesore luajnë aktorët e njohur si Scarlet Johansson, David Harbour dhe Florence Pugh.

Përveç premierës botërore të këtij filmi, Cineplexx gjatë eventit Premiere Night prej orës 19:00 do të dhurojë shpërblime të ndryshme në të dy kinematë, ku në kinemanë në Prishtinë, Wish by Tech do t’i dhurojë 3 kupona në vlerë nga 50 euro, dhe Go Kart do t’i dhurojë 10 kupona, ndërsa në kinemanë në Prizren, brendet e njohura si Aztech dhe Finera Home, do të dhurojnë nga 3 kupona në vlerë nga 50 euro.

Eventi në Cineplexx do të fillojë prej orës 19:00, dhe nga kjo orë do të shfaqet në 7 orare të ndryshme.

Biletat për filmin mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx, apo përmes aplikacionit CINEPLEXX KS. Për më shumë rreth eventit, klikoni këtu mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Magazina
Rita Ora tregon fizikun e shkëlqyer në një paraqitje sportive në TikTok

Rita Ora tregon fizikun e shkëlqyer në një paraqitje sportive në TikTok

Magazina
Kalo në kategori