LAJMI I FUNDIT:

Nis peticioni për pranimin e Kosovës në Eurovision

Nis peticioni për pranimin e Kosovës në Eurovision

Ka kohë që Transmetuesi Publik i Kosovës përpiqet të bëhet pjesë e organizatës evropiane të transmetuesve.

RTK për vite me radhë e zhvilloi betejën e vetme me shtetin e Serbisë dhe Rusisë. Pas shumë viteve të përpjekjeve të vazhdueshme së paku ata kanë arritur ta fusim në agjendë ndryshimin e statutit ku do t’i mundësohej RTK-së të ishte pjesë e kësaj organizate dhe me këtë edhe Kosova mund të përfaqësohej në Festivalin të Eurosong-ut, por gjithçka ka mbetur pezull pasi që në luftën kundër kësaj kërkese nga Kosova u angazhua direkt Qeveria e Serbisë dhe ajo e Rusisë.


Tashmë është marr hapi i radhës dhe këtë e ka bërë Albert Limani. Duke e parë ndikimin pozitiv të peticioneve, Limani ka nisur një të tillë përmes të cilit kërkon pranimin e Kosovës në Eurovision.

Nismëtari i këtij peticioni kërkon mbështetjen e qytetarëve të cilët duke nënshkruar këtë peticion ndihmojnë në arritjen e qëllimit, dërgimit të Kosovës në Eurovision 2022.

“Eurovisioni mbaroi për këtë vit, por jo edhe angazhimi jonë për ta çuar Kosovën vitin e ardhshëm në Itali. Duke vlerësuar rëndësinë e zërit të qytetarëve, kërkojmë nga ju që të na mbështesni duke nënshkruar këtë peticion i cili ka për qëllim ta dërgojë Kosovën në Eurovision 2022. Kosova tashmë është pjesë e organizatave të mëdha dhe është koha që edhe Rrjeti i Transmetuesve Evropian (EBU) t’i hapë dyert për Kosovën (RTK)”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për të nënshkruar peticionin.

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djal shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djal shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina

"Ia ka futur kot në atë pjesë", Adelina Ismaili dhe Saranda Bogujevci kritikojnë qëndrimet e Duda Baljes në Komisionin për të drejtat e njeriut

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori