Krijuesit janë të rrallë në një shoqëri, prandaj edhe respektohen si të tillë. Por, ata bëhen edhe më kreativ nëse shpërblehen për veprat e tyre. Krijuesit në Kosovë, përfshirë edhe muzikantët, kanë filluar të organizohen dhe të marrin atë që ju takon.
Genc Prelvukaj, Drejtor i Shoqatës për Administrim Kolektiv të Drejtave të Autorit – APIK konfirmon se mediat kanë filluar të paguajnë për shfrytëzimin e të drejtave të autorëve, konkretisht muzikës që përdorin.
“Hapi i parë është regjistrimi i veprave. Secili autor, secili producent dhe secili interpretues duhet të regjistrojë veprat. Pastaj, në bazë të veprave të regjistruara, ne në rastin e mbledhjes së hyrave dhe krijimit të një buxheti të mjaftueshëm për shpërndarje e bëjmë konform këtyre deklarimeve,” thotë Prelvukaj.
Një nga mediat që po zbaton kontratën me APIK-un është Radio Televizioni Dukagjini.
“Ne vetëm mundem me qenë falënderues të gjithë autorëve, të cilës çdo këngë, material, që na kanë mundësua të jemi këtu ku jemi me radion. Kështu që nuk e kemi parë asnjëherë si diçka jo e mirë, që është diçka që nuk duhet paguar, çdo herë e kemi parë që është obligative,” thotë Dardan Belegu, zëvendës drejtor i RTV Dukagjini. Belegu shton se pronarët e një stacioni radio ose televizioni duhet të kuptojnë se përveç obligimeve tjera fizike dhe investimeve tjera, duhet të marrin parasysh edhe obligimet ndaj autorësisë së veprave.
Vetëdija e kosovarëve për të drejtat e autorit është e kënaqshme, por jo e mjaftueshme, sipas një sondazhi të realizuar në dhjetor të vitit 2020 nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetja për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale”. 80% e qytetarëve e pranojnë që të drejtat e autorit janë formë legjitime e mbrojtjes së krijimtarisë dhe punës artistike, por 19% paguajnë platforma të autorizuara për muzikë dhe filma.
Mungesa e vetëdijes për të paguar është e dukshme edhe në mesin e bizneseve tjera të cilat përdorin veprat e autorëve. Me ligjet në fuqi, çdo biznes që përdor këto vepra, për shembull muzikën me të cilën argëton klientelen e vet, detyrohet të paguaj APIK-un. Prandaj, shoqata po punon të shtrijë aktivitetin edhe në sektorët tjerë. Sektori i gastronomisë pritet të jetë kontribues kyç për veprat e krijuesve në industrinë e muzikës.
Baton Domi nga ‘Soma’ thekson se “Nëse shfrytëzohen mjetet t’ua lehtësojnë bendeve, që e marrin punën e vet seriozisht, mu kon në pah edhe me u artikulu në artin e tyre, atëherë jemi pro edhe kemi qejf me i përkrah në çfarëdo mënyre që osht ajo. Ose me hapësirë ose me mjete materiale, ose çfarëdo aspekti tjetër.
Nga ana tjetër Prelvukaj e konfirmon se administrimi kolektiv ka rëndësi të madhe për autorët ngaqë jo çdo autor ka të ardhura të rregullta. Pagesa e detyrimeve stimulon krijime jo-komerciale të cilat mund të jenë shumë të vlefshme dhe shumë artistike që është privilegj sa i përket kulturës së vendit.”
Në aspektin kulturor, muzika është pjesë e pashmangshme e shoqërisë, sepse e hasim kudo. Ndërsa, në aspektin ekonomik muzika është eksport dhe industri që krijon vende pune që ndihmon zhvillimin e një vendi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ish Miss-i i ShBA arrestohet mes trafikantëve të kartelit meksikan, 34-vjeçarja Glenis Zapata shfrytëzonte profesionin për të kaluar paratë e drogës
Xhensila injoron “mosmirënjohjen” e Besit, vjen me fotografi atraktive dhe poza provokuese në Instagram
‘Traileri’ i filmit “It Ends With Us” është ndër më të shikuarit në vitin e fundit, madje duke e kaluar edhe “Barbie”
Largohen ish-banorët nga Big Brother VIP Albania, Meritoni-Ilnisës: Vetëm edhe nesër do flesh vetëm
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"
Përfundon sondazhi i Telegrafit për fituesin e Big Brother VIP Albania 3, garë e ngushtë mes dy konkurrentëve
Adelina Ismaili emocionohet në emision, kur i ftuari i tregon se ia ka vënë vajzës emrin e saj
'Bennifer' të ndarë? Lopez dhe Affleck shihen të dy vetëm në destinacione të ndryshme, gjersa njëri ka larguar edhe unazën e martesës
"Më shumë hapem me Borën sesa me Donaldin" – Reagon Bora Zemani pas fjalëve të Romeos
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona