LAJMI I FUNDIT:

‘Traileri’ i filmit “It Ends With Us” është ndër më të shikuarit në vitin e fundit, madje duke e kaluar edhe “Barbie”

‘Traileri’ i filmit “It Ends With Us” është ndër më të shikuarit në vitin e fundit, madje duke e kaluar edhe “Barbie”

Trailer’ i parë zyrtar i filmit “It Ends With Us” me protagonist Blake Lively është një nga trailerët më të ndjekur në vitin e fundit.

Filmi është bazuar në romanin bestseller me të njëjtin emër të autores Colleen Hoover dhe falë trailerit ka grumbulluar shumë reagime pozitive. Studio Sony publikoi trailerin e parë të filmit më 16 maj, dhe sipas WaveMetrix, ai ka mbledhur më shumë se 222 milionë shikime në platforma të ndryshme deri më sot.

Në vetëm 24 orë pas publikimit, ai pati më shumë se 128 milionë shikime, ndërsa “Barbie”, një nga filmat më të pritur të vitit të kaluar, kishte vetëm 101.6 milionë në të njëjtën periudhë.


Skenari i filmit tregon Lily Bloom (Blake Lively), e cila zhvendoset në Boston për të filluar një jetë të re pas një fëmijërie traumatike. Së shpejti ajo fillon biznesin e saj ku takohet me kirurgun simpatik Ryle Kincaid (Justin Baldoni).

Marrëdhënia e tyre shpejt fillon të ngjajë me atë të prindërve të saj. Kur dashuria e parë e Lily, Atlas Corrigan (Brandon Sklenar), shfaqet papritur në jetën e saj, marrëdhënia e saj me Ryle fillon të prishet dhe Lily kupton se ajo duhet të mësojë të mbështetet në forcat e saj për t’u kujdesur për të ardhmen e saj.

Krahas njërit prej roleve kryesore, Justin Baldoni është edhe regjisori i filmit. Jenny Slate, Hasan Minhaj dhe Amy Morton luajnë gjithashtu role dytësore.

Filmi “It Ends With Us” do të dalë në kinema më 9 gusht. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori