LAJMI I FUNDIT:

‘Bennifer’ të ndarë? Lopez dhe Affleck shihen të dy vetëm në destinacione të ndryshme, gjersa njëri ka larguar edhe unazën e martesës

‘Bennifer’ të ndarë? Lopez dhe Affleck shihen të dy vetëm në destinacione të ndryshme, gjersa njëri ka larguar edhe unazën e martesës

Jennifer Lopez po i kushton vetes shumë kohë në punën dhe rutinën e saj të fitnesit ndërsa vazhdojnë të qarkullojnë thashetheme se martesa e saj me Ben Affleck po shkon drejt divorcit.

Të enjten, këngëtarja 54-vjeçare u pa duke dalë nga një studio vallëzimi në Los Angeles pas një tjetër prove të vështirë përpara se turneu i saj të fillojë në qershor.

Ajo kishte muskujt e saj abdominalë të ekspozuar në një bluzë të verdhë të shkurtër ndërsa ecën drejt SUV-it të saj të parkuar, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Affleck, 51 vjeç, dukej se po e shijonte veten të enjten, teksa u pa duke tymosur në makinën e tij para se të porosiste një picë në shtëpinë me qira prej 100 mijë dollarësh në Brentwood.

Ai ka jetuar në këtë pronë – e cila ndodhet vetëm dy blloqe larg ish bashkëshortes së tij Jennifer Garner – për disa javë ndërsa xhiron filmin e tij të ri “The Accountant 2” – gjersa thashethemet për ndarjen nga J-Lo vazhdojnë.

Thuhet se Affleck dhe Lopez janë përplasur në lidhje me qëndrimet e tyre për vëmendjen e publikut pasi ajo ndau detaje intime të romancës së rindezur në dokumentarin e saj në Prime Video i cili u publikua në prill.

Për provat e së enjtes, Lopez kishte veshur një bluzë të shkurtër të stilizuar me një sytjen të gjelbër neon dhe pantallona të zeza të gjëra me bel të ulët.

Flokët e këngëtares dukej se sapo ishin stiluar dhe mbante me vete një çantë të markës “Hermes Birkin”.

Ajo kishte vendosur syzet e saj të preferuara të modës “Y2K” me rripa të mëdhenj ari dhe një manikyr të ri rozë perlash.

Lopez gjithashtu vvendosi unazën e martesës që Affleck i dha kur u martuan në korrik të vitit 2022.

Ajo u shoqërua nga menaxheri i saj Benny Medina, i cili qëndroi pranë saj ndërsa ata hynin dhe dilnin nga studioja e vallëzimit.

Më vonë, Affleck shkoi në vendin e xhirimeve të filmit të tij të ri “The Accountant 2”, ku u fotografua pa unazën e martesës.

Gjithashtu të enjten, Lopez ndau një mesazh të guximshëm me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo rishikoi një fotografi të një billboardi në Sweetzer Avenue në Los Angeles që shkruante: “Mos u përplas me J-Lo”.

Lopez dhe ekipi i saj i kanë ndaluar pyetjet për jetën private gjatë konferencave të saj të fundit për shtyp, në promovimin e filmit të saj të ri, “Atlas”.

Ajo dhe Netflix kanë njoftuar reporterët që mbulojnë ngjarjet e filmit “Atlas” se pyetjet rreth thashethemeve për ndarje janë të ndaluara, sipas TMZ.

Sipas publikimit, mediat janë gjithashtu të informuara se Lopez do të merrte pjesë vetëm në intervista grupore me bashkë-protagonistët e saj, Simu Liu dhe Sterling K. Brown.

Strategjia funksionoi gjatë premierave në Los Angeles dhe Mexico City të hënën dhe të martën.

Megjithatë, gjatë një konference për shtyp në Meksikë të mërkurën, një reporter e pyeti këngëtaren për thashethemet e ndarjes.

Lopez, e cila mbante ende unazën e saj të martesës, dukej e tensionuar në përpjekjen për të qeshur me pyetjen, para se të thoshte: “Ti besoj e di më mirë këtë”.

Ndërsa ylli i “Hustlers” është në Meksikë për të promovuar filmin e saj të ri, Affleck u fotografua në Los Angeles duke u dukur plot gjallëri teksa kalonte kohë me djalin e tij 12-vjeçar Samuel të mërkurën.

Aktori i “Argo” dukej i buzëqeshur, pavarësisht spekulimeve rreth martesës, ndërsa ecte me djalin që e ka me ish-gruan e tij Jennifer Garner, 52 vjeç.

Çifti i mëparshëm gjithashtu ndajnë dy fëmijë të tjerë, Fin, 15 vjeç, dhe Violet, 18 vjeçe. Garner dhe Affleck u martuan nga viti 2005 deri më 2018.

Po të njëjtën ditë, aktori gjithashtu u pa duke tymosur një cigare ndërsa drejtonte BMW-në e tij të hirtë ndërsa arriti në shtëpinë e tij me qira.

Affleck ka jetuar në këtë shtëpi luksoze ndërsa xhiron filmin e tij të fundit titulluar “The Accountant 2”.

Së fundmi u zbulua se shtëpia në Brentwood është vetëm dy blloqe larg nga nëna e fëmijëve të tij, e cila thuhet se po përpiqet të ndihmojë Benin të shpëtojë martesën e tij dyvjeçare me Lopez.

Thuhet gjithashtu se Lopez po i beson Garner sipas burimeve të brendshme, të cilat pretendojnë se të dy gratë frikësohen se ai mund të pësojë një thyrje emocionale.

Lopez është divorcuar tri herë. Martesa e parë e këngëtares ishte me aktorin kubanez Ojani Noa, 49 vjeç, në vitin 1997. Ajo zgjati vetëm 11 muaj. Ajo u martua sërish me koreografin Cris Judd, 54 vjeç, në vitin 2001, por u divorcuan deri në vitin 2003.

Lopez mirëpriti në jetë binjakët e saj Max dhe Emme, 16 vjeç, gjatë martesës së saj 10-vjeçare me Marc Anthony, 55 vjeç. Ata u martuan në vitin 2004 pas ndarjes së parë të papritur nga Affleck të njëjtën vit. Anthony dhe Lopez u ndanë në vitin 2011 dhe divorci i tyre u finalizua në vitin 2014. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Eva Murati shkëlqeu nga tribunat e stadiumit në përkrahje të Shqipërisë

Eva Murati shkëlqeu nga tribunat e stadiumit në përkrahje të Shqipërisë

Magazina
Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Magazina
Pas pushimeve në Maldive, Diola Dosti dhe Erolld Belegu vizitojnë qytetin e bukur të Ulqinit

Pas pushimeve në Maldive, Diola Dosti dhe Erolld Belegu vizitojnë qytetin e bukur të Ulqinit

Magazina

"Jam goca më me fat në botë" - Heidi Baci ndan fotografi të mrekullueshme krah Romeos

Magazina
Luiz Ejlli dhe Melinda Ademi sjellin këngën e re “Shqiptare”

Luiz Ejlli dhe Melinda Ademi sjellin këngën e re “Shqiptare”

Magazina
Arbana Osmani e ndoqi nga tribunat ndeshjen e Italisë me Shqipërinë, teksa me flamur bëri tifo për Kombëtaren Shqiptare

Arbana Osmani e ndoqi nga tribunat ndeshjen e Italisë me Shqipërinë, teksa me flamur bëri tifo për Kombëtaren Shqiptare

Magazina
Kalo në kategori