LAJMI I FUNDIT:

Kandidatët më të votuar të VV-së, LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë

Kandidatët më të votuar të VV-së, LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë
Foto: Arkiv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

KQZ ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje prin me 49.95 për qind, Partia Demokratike me 16.9 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.64 për qind dhe dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.07 për qind, transmeton Telegrafi.

Telegrafi më poshtë ua sjellë kandidatët për deputetë më të votuar në Prishtinë nga LVV, LDK dhe PDK:


Kandidatët më të votuar nga LVV:

Vjosa Osmani 51 mijë 440 vota;

Glauk Konjufca 36 mijë e 751 vota;

Vasfije Krasniqi 13 mijë e 135 vota;

Arben Vitia 30 mijë e 793 vota;

Avni Dehari 11 mijë e 405 vota;

Kandidatët më të votuar nga LDK:

Avdullah Hoti  11 mijë e 574 vota;

Lumir Abdixhiku 7 mijë e 231 vota;

Kujtim Shala 6 mijë e 850 vota;

Behgjet Pacolli 3 mijë e 641 vota;

Hykmete Bajrami 3 mijë e 204 vota;

Kandidatët më të votuar nga PDK:

Enver Hoxhaj 8 mijë e 420 vota;

Uran Ismaili 5 mijë e 466 vota;

Bedri Hamza 3 mijë e 56 vota;

Memli Krasniqi 2 mijë e 983 vota;

Eliza Hoxha 2 mijë e 330 vota;

Sipas të dhënave të KQZ-së LVV do t’i ketë 58 deputetë, PDK do t’i ketë 19 deputetë, LDK do t’i ketë 15 deputetë, AAK do t’i ketë 8 dhe Lista Serbe 10 deputetë. /Telegrafi/