LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi nuk do të jetë pjesë e festivalit “Eurovision”

Mali i Zi nuk do të jetë pjesë e festivalit “Eurovision”

Mali i Zi nuk do të marr pjesë në festivalin evropian të muzikës, i njohur më mirë si Eurosong.

Portali kushtuar kësaj ngjarjeje ESC Today raporton se është konfirmuar se nuk do të ketë përfaqësues malazezë në garën e ardhshme të ngjarjes muzikore, e cila do të mbahet vitin e ardhshëm në qytetin holandez të Roterdamit.

Gara e famshme duhej të mbahej këtë vit, por si shumë ngjarje dhe festivale të tjera të ngjashme, ai u shty për një tjetër për shkak të pandemisë globale të coronavirusit.


Deri më tani nuk ka pasur ndonjë arsyetim nga pala e Malit të Zi, por raportohet se malazezët janë të zhgënjyer me rezultatet e pjesëmarrësve të gjertanishëm dhe kjo ka shtyrë që të mos garojnë.

Pos fqinjëve tanë, edhe pesë shtete të tjera e kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në festival, duke përfshirë Bosnja dhe Hercegovinën, Andorrën, Luksemburgun, Sllovakinë dhe Monacon.

Netët gjysmëfinale të Eurovision do të mbahen më 18 dhe 20 maj, ndërsa finalet janë planifikuar për 22 maj në Ahoja Arena në Roterdam të Holandës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Kalo në kategori