LAJMI I FUNDIT:

Miley Cyrus tregon se cila është gjëja e parë që do bëjë pas vetizolimit

Miley Cyrus tregon se cila është gjëja e parë që do bëjë pas vetizolimit
Miley Cyrus (Foto: WSJ. Magazine)

Këngëtarja amerikane, Miley Cyrus, mezi po pret që të bashkohet sërish me familjen e saj pasi kjo gjë të jetë e sigurt për të gjithë.

Ylli i muzikës pop dhe aktorja 27-vjeçare në një intervistë për WSJ zbuloi se ka ndjerë efektet e pandemisë gjatë vetizolimit, që do të thotë se ajo, si shumë të tjerë, përmes teknologjisë ka shprehur gjërat dhe dëshirat e saj.

“Gjëja e parë që dua të bëj është të përqafoj nënën dhe babain kur çdo gjë të jetë e sigurt”, ka thënë ajo.


Miley Cyrus (Foto: WSJ. Magazine)

Cyrus, shtëpia e të cilës u dogj në zjarrin Woolsey të vitit 2018, tha që ajo po qëndron në Calabasas, Kaliforni.

Dhe shtoi se kjo është periudha më e gjatë që nuk e ka parë familjen dhe veçanërisht ndjen mall për gjyshen e saj.

“Gjyshja ime është akoma me ne. Unë jam aq me fat, dhe ne duam ta mbajmë atë në mënyrë, kështu që ne nuk kemi qenë në gjendje ta shohim atë”, u shpreh Cyrus.

“Gjyshja është fansja ime më e madhe, ajo është tejet e moshuar dhe për këtë ne nuk kemi qenë në gjendje të vizitojmë për shkak të pandemisë. Është koha më e gjatë që unë nuk e kam parë nënën apo gjyshen time”, vazhdoi Miley.

Miley Cyrus (Foto: WSJ. Magazine)

Krijuesja e hitit “Wreckin Ball” tha se gjatë tërë kohës ka qenë në kontakt me familjen e saj, posaqërisht nënën e cila njëherësh është edhe menaxherja e saj. /Telegrafi/

Miley Cyrus (Foto: WSJ. Magazine)

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Kalo në kategori