LAJMI I FUNDIT:

Mbappe, Pogba, Kante dhe Koulibaly – Real Madridi pritet ta ketë një formacion të frikshëm në sezonin e ri

Mbappe, Pogba, Kante dhe Koulibaly – Real Madridi pritet ta ketë një formacion të frikshëm në sezonin e ri

Real Madridi nuk është një ekip i keq për momentin dhe aktualisht kryeson La Ligën dhe akoma mund të fitojë Ligën e Kampionëve, por ata do të ishin një ekip i pabesueshëm sezonin e ardhshëm nëse transferojnë në verë katër lojtarët që po lidhen me ta.

Presidenti i klubit, Florentino Perez njihet si njeri që shpenzon shumë dhe ka formuar dy herë “epokat e Galacticos”, duke blerë lojtarët më të mirë në botë për shuma të mëdha, dhe ai mund të jetë gati të bëjë të njëjtën gjë këtë verë.


Evening News Manchester raporton se Paul Pogba ende dëshiron të largohet nga  Manchester Unitedi dhe Reali e ish-ekipi i tij, Juventusi, kanë qenë të lidhur me një lëvizje për mesfushorin francez.

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly është një objektiv tjetër i Mbretërve, të cilët duan ta fitojnë garën ndaj Unitedit, PSG-së dhe Chelseat.

Nëse liderët ligës spanjolle fitojnë garën, atëherë Chelsea mund të ketë një goditje të dyfishtë nga gjigantët spanjoll pasi një nga lojtarët e tyre më të rëndësishëm dëshiron një transferim në kryeqytetin spanjoll.

Sipas mediumit britanik The Sun, N’Golo Kante dëshiron të largohet nga Londra për një sfidë të re dhe po pret një lëvizje për t’u lidhur me trajnerin Zidane.

Menaxherit tre herë fitues të Ligës së Kampionëve mund t’i duhet të bindë presidentin Perez që të bëjë transferimin e francezit dhe një veprimin mund të materializohet lehtë.

Kante thuhet se e dëshiron kalimin te Real Madridi
Lexo po ashtu Kante thuhet se e dëshiron kalimin te Real Madridi

Sipas gazetës Marca, në fund vjen ‘qershia mbi tortë’ – lidhjet me Kylian Mbappe.

Reali e ka dëshiruar sulmuesin francez tash e sa kohë dhe ishin favoritë për ta firmosur atë nga Monaco kur u transferua në PSG në vitin 2017 dhe vera e ardhshme tani mund të jetë ideale kur 21-vjeçari bën transferimin.

Pas zënkave të përsëritura me trajnerin, Reali nis përgatitjen e ofertës marramendëse për Mbappe
Lexo po ashtu Pas zënkave të përsëritura me trajnerin, Reali nis përgatitjen e ofertës marramendëse për Mbappe

Sulmuesi ka refuzuar rinovimin e klubin nga Parc des Princes dhe me vetëm dy vjet e gjysmë të mbetur në kontratë mund të bëjë klubin e tij të konsiderojë shitjen në fund të këtij sezoni për të garantuar më shumë të madhe parash.

Mbappe sigurisht që do të shihej si më i madhi nga katër lëvizjet e mundshme dhe në moshën e tij të re konsiderohet trashëgimtari i dukshëm për Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Formacioni i mundshëm i Realit

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori