LAJMI I FUNDIT:

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që i është bërë Toni Kroosit pas rikthimit të tij në Gjermani me Real Madridin.

Kroosi u fishkëllye në çdo prekje të topit në ndeshjen e sotme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që po zhvillohet në ‘Allianz Stadium’.


Kjo ishte hera e tretë për gjermanin që po rikthehet në ‘Allianz Stadium’ që prej se u largua në vitin 2014 në drejtim të Real Madridit.

Kroos kaloi gjashtë sezone si lojtar i Bayern Munichut, aty ku korri suksese të mëdha duke fituar tri herë Bundesligën dhe një herë Ligën e Kampionëve në sezonin 2012/2013.

Asistim gjenial nga Kroos, Vinicius mposht me lehtësi Neuerin
Lexo po ashtu Asistim gjenial nga Kroos, Vinicius mposht me lehtësi Neuerin

Por, ylli i Real Madridit i heshti të gjithë tifozët vendas të pranishëm në këtë ndeshje, pas asistimit të tij magjik në drejtim të Vinicius Junior, i cili e pati të lehtë të shënontë ndaj Neuer për 1-0.

Një tifoz shkruajti në platformën X: Pse ata po e fishkëllojnë Kroosin?

Një tifoz tjetër tha: Kroos është thjesht i jashtëzakonshëm, ai e ka bërë stadiumin që ta fishkëllejnë dhe si i heshti ai ata? Duke bërë një super pasim – mu aty në zemër të Bayernit.

Dhe një tifoz i tretë tha: E çuditshme, tifozët e Bayernit po e fishkëllojnë Kroosin pas kaq shumë viteve./Telegrafi/