LAJMI I FUNDIT:

Zgjodhën për të jetuar në Kanada pas largimit nga jeta mbretërore, Princi Harry dhe Meghan Markle nuk janë të mirëpritur

Zgjodhën për të jetuar në Kanada pas largimit nga jeta mbretërore, Princi Harry dhe Meghan Markle nuk janë të mirëpritur
Meghan Markle dhe Princi Harry (Foto: DANIEL LEAL-OLIVAS - WPA Pool/Getty Images)

Javën e kaluar, lajmi se Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, do të largohen nga jeta mbretërore për të jetuar në Kanada bëri bujë të madhe gjithandej.

Ndërsa tani, gazeta më e madhe e Kanadasë thotë se Duka dhe Dukesha e Sussex-it nuk janë të mirëpritur të jetojnë në vendin e tyre sepse është antikushtetuese.

Në një editorial tejet kritikues, The Globe dhe Mail thonë se plani i çiftit mbretëror për të kaluar në tokën e shurupit dhe hokejit shkel ligjet që e mbajnë vendin dikur të udhëhequr nga Britanikët.


Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Chris Jackson/Getty Images)

“Në përgjigje të njoftimit të papritur të një plani të paqartë dhe evolucionar për Dukën dhe Dukeshën e Sussex – Princi Harry dhe Meghan – të transferohen në Kanada duke mbetur pjesë e Familjes Mbretërore, përgjigjja e qeverisë së Trudeau duhet të jetë e thjeshtë dhe e përmbledhur: “JO”, shkruan editoriali.

Meghan Markle bën paraqitjen e saj të parë publike pas "skandalit mbretëror"
Lexo po ashtu Meghan Markle bën paraqitjen e saj të parë publike pas "skandalit mbretëror"

“Ju jeni të mirëpritur të vizitoni, por për aq kohë sa jeni mbretër, Kanada nuk mund t’ju lejojë të vini të qëndroni … Kjo prish një tabu kushtetutuese të pashprehur”, shkruan në vazhdim gazeta.

Meghan Markle dhe Princi Harry (Foto: DANIEL LEAL-OLIVAS – WPA Pool/Getty Images)

Harry dhe Meghan, kishin planifikuar migracionin në Kanada, kjo e cila prish historinë e gjatë të vendit për t’u shkëputur nga sistemi politik britanik, sipas artikullit.

“Monarkia unike e Kanadasë, dhe vendi i saj delikat, por thelbësor në sistemin tonë kushtetues, do të thotë që një banor mbretëror – Princi është i gjashti në linjën e radhës – nuk është diçka që Kanada mund ta lejojë”,  thotë gazeta.

“Një mbret që të jetojë në këtë vend nuk përputhet me natyrën e gjatë të marrëdhënieve midis Kanadasë dhe Britanisë, dhe Kanadasë me Kurorën”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Sharon Stone mahnit me dukjen elegante në moshën 66 vjeçare gjatë Festivalit të Filmit në Torino

Sharon Stone mahnit me dukjen elegante në moshën 66 vjeçare gjatë Festivalit të Filmit në Torino

Magazina
Kalo në kategori