LAJMI I FUNDIT:

Pusha T ngacmon rivalin e tij Drake, pas triumfit të Khabib ndaj McGregor

Pusha T ngacmon rivalin e tij Drake, pas triumfit të Khabib ndaj McGregor
Pusha T (Photo by Ethan Miller/Getty Images)

Qe një kohë të gjatë është e njohur zënka që kanë Pusha T dhe Drake, të cilët në këngët e tyre i kanë bërë ‘diss’ njëri-tjetrit.

Ndërkaq, pas rezultati të UFC 229, Pusha T e ka shfrytëzuar rastin që t’i dërgojë një mesazh rivalit të tij.


Khabib Nurmagomedov regjistroi fitore përballë Conor McGregorit në Las Vegas në raundin e katërt në meçin kryesor të mbrëmjes në UFC.

Drake gjatë gjithë kohës e ka mbështetur irlandezin dhe ka qenë i pranishëm edhe për ta përcjellë duelin nga afër.

Lajmet për Pusha T
Lexo po ashtu Lajmet për Pusha T

Ndërkaq, reperi kanadez është shndërruar në ‘meme’ në internet, për shkak të reagimit të tij kur Khabib doli nga ‘Tetëkëndëshi’ dhe e sulmoi stafin e Conor.

Për t’ia bërë akoma më keq situatën, është kujdesur Pusha T, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale për ta uruar Nurmagomedovin për fitoren dhe natyrisht për ta ngacmuar Drake.

“Fitore e shkëlqyer Khabib Nurmagomedov. Nganjëherë duhet ta shkrumbosh gjithë shtëpinë… E kuptoj”, ka shkruar reperi amerikan të Twitter.

Natyrisht se këtu nuk ka sekret se kujt i dedikohet postimi. Dy reperët, pos që i kanë kushtuar ‘diss’ njëri-tjetrit, në të kaluarën ata kanë qenë shumë afër që të eskalojnë në dhunë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Magazina
Monika Lubonja refuzon të komentojë Eglën në Big Brother:  Nuk kam dëshirë të flas për të

Monika Lubonja refuzon të komentojë Eglën në Big Brother: Nuk kam dëshirë të flas për të

Magazina

"Mendoj që ua kemi borxh", Afrona dhe Blero me dy episode për ndarjen e tyre - zbulohet se kur do të publikohen

Magazina
Kalo në kategori