LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi i Mirsës në muzikë: Ju rrëfej planet për të ardhmen dhe jetën time të re në Kanada

Rikthimi i Mirsës në muzikë: Ju rrëfej planet për të ardhmen dhe jetën time të re në Kanada

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Mirsa Kërqeli kishte tash e disa vite që i mungonte skenës. E gjithë kjo pauzë erdhi si rrjedhojë e faktit që këngëtari mori detyrën më të mirë që mund t’i caktojë jeta – atë të bërit nënë.

Megjithatë së fundmi, ajo shënoi rikthimin e saj në muzikë pas një mungese të gjatë, duke sjellë si projekt të ri disa këngë të realizuara ‘cover’ në bashkëpunim me artistin bashkëvendas të sajin, Butrint Rashitin.


Mirsa vjen këtë herë në një intervistë për Telegrafin, për të folur rreth më të rejave në jetën dhe karrierën e saj, duke cituar se tashmë ka plane të shumta në muzikë. Ajo gjithashtu na rrëfen për jetën e saj të re në Kanada, vend në të cilin është shpërngulur prej vitesh dhe jeton me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Mirsa, sapo jeni rikthyer në tregun muzikor pas një pauze të gjatë. Na trego pak si erdhe deri te vendimi për t’iu rikthyer muzikës?

Muzika mbetet gjithmonë pjese e imja e pa ndashme, prandaj rikthimi im ka qenë i pritur por pak i vonuar shkaku i familjes. Kemi biseduar me familjarë dhe kolegë deri sa kam ardhur në Kosovë edhe kemi vendos me i u fut punës.

Pse kjo pauzë e gjatë në muzikë?

Po dihet tash e sa kohë nëpër intervista të ndryshme e kam cek se familja është gjëja më e shtrenjtë në jetë për mua, andaj përkushtimi im maksimal është për fëmijët e mi.

Jeni rikthyer me realizimin e disa cover-ve në bashkëpunim me Butrint Rashitin. Si erdhët deri te bashkëpunimi?

Ideja ka qenë që të sjellim diçka më të shpejtë dhe të dëgjuar më parë. Pas disa ideve dhe bisedimeve me shoqëri dhe kolegë, ishte edhe Butrinti në mesin tonë, e krejt aty vendosëm si dhe çfarë do të bëjmë?

Pas këtij sesioni këngësh, a do të ketë edhe këngë tjera të reja nga Mirsa?

Tash do t’i sjell edhe dy këngë të tjera ‘cover’, të cilat janë solo dhe jo në bashkëpunim. E sa i përket projekteve të reja nga unë, njëherë nuk premtoj diçka reale, mirëpo për fundvit sigurisht që do të sjellë diçka, sepse ideja veç ekziston.

Mirsa Kërqeli: Familja është gjëja më e shtrenjtë për mua (Foto: Mira Kërqeli/Facebook)

Çfarë mendimi keni për tregun muzikor sot? Sa ka dallim ai që nga vitet e mëparshme kur ju depërtuat në muzikë?

Dallimi në muzike sot dhe trembëdhjetë vite më parë kur unë fillova është shumë i madh. Koha e bënë të vetën, konkurrenca sot është jashtëzakonisht e madhe. Megjithatë edhe pse shumë mundohen ta keq-përdorin të qenurit artiste apo këngëtare, mendoj se prapë kemi kualitet dhe kemi këngëtare me të cilët mund të mburremi.

Jeni shpërngulur para disa viteve në Kanada. Pse ky vendim, dhe si ishte jetesa atje?

Në Kanada jemi shpërngulur pas lindjes së djalit tonë, Tiarit, sepse bashkëshorti im jeton dhe ka punën, dhe shkollën atje, gjithashtu tash edhe vajza jonë ka lindur në Otawa, dhe vendimi ka qenë i përbashkët. Kanada është vend shumë i mirë për të jetuar, me një siguri shumë të lartë, arsimi, shëndetësia dhe kultura janë në nivel të jashtëzakonshëm atje, mirëpo i vetmi problem për mua mbetet largësia me Kosovën, diferenca shumë e madhe që na mundon gjithëve që jetojmë atje.

Mirsa Kërqeli dhe familja e saj (Foto: Mirsa Kërqeli/Facebook)

Dimë që jeni një nënë shumë e përkushutuar. Na fol pak në pika të shkutra rreth jetës tënde private?

Po këtë gjë e din të gjithë tashmë (qesh). Jeta ime është njësoj si e çdo nëne tjetër: zgjohem, përgatis ushqim për fëmijët, i ushqej, i përcjell për në shkollë djalin dhe burrin, dhe deri mbasdite merrem me vajzën time tashmë një-vjeçare.

Jemi në sezonën e verës. Keni planifikuar pushime?

Po unë veç i përfundova ato, përpos pushimit më të mirë të mundshëm për ne që jetojmë jashtë vendit, pra në Kosovë, isha edhe në Shqipëri dhe Mal të Zi për disa ditë me familje dhe shoqëri.

Këngëtarja Mirsa Kërqeli e nisi karrierën trembëdhjetë vite më parë, duke bërë ‘boom’ në skenën shqiptare (Foto: Mirsa Kërqeli/Facebook)

Thënia juaj e jetës?

Asnjëherë mos u dorëzoni, me dashuri dhe punë unë besoj në sukses, çfarëdo qoftë ai. Zoti e ka kërkuar këtë nga ne, e ne duhet tu bindemi urdhërave të tij.

Mirsa, faleminderit shumë që ishe pjesë e intervistës. Cili do të ishte mesazhi yt për lexuesit në fund?

Faleminderit juve për kohën e kushtuar dhe interesimin. Gjithë lexueseve tuaj dëshiroj të ju them që të punojnë fort, të duan shumë, dhe të urrejnë sa më pak. Jemi popull i vogël kështu që xhelozia dhe inati s’ka vend tek ne, këta që jemi le të jemi të bashkuar dhe të dashur mes vete. Çdo të mirë. /Telegrafi/

Foto: Mirsa Kërqeli/Facebook

Në trend Magazina

Më shumë
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori