Padyshim diaspora paraqet një burim të rëndësishëm të financimit të ekonomive familjare në Kosovë.
Gjermania është shteti nga ku kosovarët më së shumti dërgojnë pare, pastaj renditet Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me dërgesa të diasporës. Por një problem për dërgesat e diasporës është mënyra e shpenzimit të tyre, e cila kryesisht shkon në konsum.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nga Gjermania dërgohen në vend rreth 40 për qind e remitencave.
Këto janë dhjetë vendet në të cilat punojnë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe dërgojnë në së shumti para për në vendlindje, shkruan Telegrafi.
1. Gjermania
2. Zvicra
3. Shtetet e Bashkuara të Amerikës
4. Italia
5. Franca
6. Austria
7. Suedia
8. Belgjika
9. Anglia
10. Norvegjia
“Remitencat e pranuara në Kosovë gjatë vitit 2017 shënuan vlerën prej 759.3 milionë euro. Nga Gjermania janë dërguar 39.4 për qind të tyre, ndjekur nga Zvicra me 21.8 për qind, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7.1 për qind, Italia me 4.5 për qind, Franca me 4.3 për qind, Austria me 3.7 për qind, Suedia me 3.5 për qind, Belgjika me 2.6 për qind, Anglia me 2.5 për qind dhe Norvegjia me 1.7 për qind”, thuhet në buletinin mujor statistikor të BQK-së, shkruan Telegrafi.
Nga të dhënat e hartës botërore të remitencave të prezantuara nga PEW Research Center, gjatë vitit të kaluar në Shqipëri janë dërguar mbi një miliardë dollarë remitenca.
Greqia është shteti nga i cili Shqipëria merr më shumë remitenca në vlerë prej 463 milionë dollarë. Në vend të dytë është Italia me 382 milionë dollarë. Në të dy shtetet, sipas Telegrafit, vlerësohet se jetojnë e punojnë mbi një milionë emigrantë dhe nga këto dy vende kanë ardhur mbi 80 për qind e remitencave në total.
Në vend të tretë janë Shtetet e Bashkuara me 77 milionë dollarë dhe më pas renditet Gjermania me 37 milionë dollarë.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, në botë vlerësohet se mbi 574 miliardë dollarë u dërguan nga emigrantët tek të afërmit.
“Nepali ka marrë rreth 6.6 miliardë dollarë në remitencat, ekuivalente me 31.3 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto të saj, ndjekur nga Kirgistani që mori dy miliardë remitenca, ekuivalente me 30.4 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto dhe Taxhikistani ka marrë rreth 1.9 miliard dollarë të barabartë me 26.9 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Remitencat nga jashtë gjithashtu barazohen me më shumë se një të katërtën e Produktit të Brendshëm Bruto për Haitin dhe Liberinë. Në nëntë vende të tjera ato ishin ekuivalente në mes 15 dhe 25 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto”, thuhet në raportin e Bankës Botërore, shkruan Telegrafi.
Rëndësia e remitencave në ekonominë e përgjithshme të një vendi varet jo vetëm nga sasia e remitencave, por nga madhësia e ekonomisë.
Në fund, studimet kanë treguar se remitencat mund të zvogëlojnë thellësinë dhe ashpërsinë e varfërisë në vendet në zhvillim dhe se ato lidhen me rritjen e shpenzimeve të familjeve në shëndetësi, arsim dhe biznes të vogël. Megjithatë, ka pak dëshmi se ata kanë shumë ndikim në rritjen e përgjithshme ekonomike në vendet pritëse. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak