LAJMI I FUNDIT:

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Agjencia e Klasifikimit të Kredive Fitch Ratings ka dhënë vlerësimin e kreditit BB për Kosovën, duke shënuar kështu herën e parë që vendi merr këtë lloj vlerësimi si shtet.

Vlerësimi i Kredisë është një tregues shumë i rëndësishëm që tregon aftësinë e një vendi për të shlyer borxhet e tij dhe merr parasysh qëndrueshmërinë e politikave fiskale, borxhin publik, deficitin, rritjen ekonomike, sektorin bankar dhe cilësinë e qeverisjes, ndër të tjera.


Nurboja: Vlerësimi i Kosovës nga Fitch, hap i madh për integrimin financiar
Lexo po ashtu Nurboja: Vlerësimi i Kosovës nga Fitch, hap i madh për integrimin financiar

Shefja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtarë (USAID), Samanta Power, ka shkruar në platformën ‘X’, për këtë, duke e vlerësuar si moment historik dhe se do të tërheqë investime të huaja për Kosovën.

Kosova për herë të parë mori vlerësim krediti nga Fitch Ratings, Murati shpjegon çka do të thotë kjo për financat e vendit
Lexo po ashtu Kosova për herë të parë mori vlerësim krediti nga Fitch Ratings, Murati shpjegon çka do të thotë kjo për financat e vendit

“Kohët e fundit, Kosova siguroi Fitch Ratings-in e saj të parë ndonjëherë, vlerësimi sovran i kreditit me mbështetje të USAID-id. Ky moment historik do të tërheqë investime të huaja, do të reduktojë kostot e huamarrjes, do të rrisë aksesin në tregjet globale të kapitalit dhe do të ndihmojë në përshpejtimin e rritjes ekonomike”, ka shkruar Samanta Power.

Ndryshe në raportin e publikuar më 19 prill, Fitch Ratings thekson veçanërisht besueshmërinë e politikave fiskale, stabilitetin dhe nivelin e ulët të borxhit publik, deficitin e ulët buxhetor dhe stabilitetin e sektorit bankar si arsyet kryesore që kanë mbështetur pozitivisht vlerësimin e tyre të kredisë për Kosova.