Ministria e Financave njofton se më 28 gusht 2026 do të mbahet ankandi i shtatë i letrave me vlerë për vitin 2026. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25.00 milionë euro.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.


“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/