Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mbajti sot ceremoninë zyrtare të hapjes së ofertave për shitjen e aseteve përmes Likuidimit nr. 75, ku shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e ndërmarrjeve shoqërore të përfshira në këtë proces.

Sipas AKP-së, për 38 asetet për të cilat u pranuan oferta, konkurruan 70 ofertues dhe vlera totale e ofertave më të larta arriti në 10,340,229 euro, transmeton KosovaPress.


“Në prani të investitorëve, përfaqësuesve të mediave dhe publikut të gjerë u bë dorëzimi i ofertave, hapja publike e tyre dhe publikimi i rezultateve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/