LAJMI I FUNDIT:

Klubet me pagat më të larta në Evropë dhe lojtarët e super paguar të këtyre klubeve- Reali i gjashti, prijnë sheikët e Cityt (Foto)

Klubet me pagat më të larta në Evropë dhe lojtarët e super paguar të këtyre klubeve- Reali i gjashti, prijnë sheikët e Cityt (Foto)

Manchester City kishte dhënë lajmin që me Pep Guardiola do të fillojë një epokë e re prej zbarkimit të tij.

Dhe kjo ka ndodhur në Etihad Stadium. City, lerë më që nuk është klubi me pagat më të larta në Evropë, por nuk është as klubi në Angli i pari për këtë gjë.


Stafeta e harxhimeve i ka kaluar PSG-së, që po ashtu e ka në skuadër edhe lojtarin më të shtrenjtë dhe më të paguar në Evropë, që është Neymar.

311 milionë euro shkojnë vetëm në paga brenda vitit te PSG.

Sportsmail ka zbuluar 10 klubet me pagat më të mëdha në Evropë, ku Real Madridi mban vetën pozitën e gjashtë, transmeton Telegrafi.

1.Paris Saint-Germain – 311 milionë euro paga (Lojtari më i paguar: Neymar, 600 mijë euro në javë)

Kemi një lider të ri. Pas afatit kalimtar ku u ble një lojtar si Neymar, klubi parisien u kthye si më i fortë për harxhime.

Braziliani fiton 600 mijë euro në javë, apo 98 euro në sekondë.

Neymar gjatë prezantimit /Getty Images)

2.Barcelona –  294 milionë euro paga (Lionel Messi, 558 mijë euro në javë)

Gjigantët evropian kanë paga të mëdha. Edhe pse Neyamr është larguar, Barcelona mbetet një prej klubeve që shpenzon më shumë te pagat.

Messi është lojtari më i paguar në klub me 558 mijë euro në javë.

3.Manchester United –  294 milionë euro (Paul Pogba, 323 mijë euro në javë) 

Ardhja e Jose Mourinhos, ka rënduar arkat e klubit, për dallim prej kohës së Louis van Gaal dhe David Moyes.

4.Chelsea –  279 milionë euro (Eden Hazard, 223,000 euro në javë)

Chelsea ka zbritur paksa për dallim me pozitën në sezonin e shkuar. Por ardhjet e Alvaro Morata dhe Tiermoue Bakayoko, nuk kanë kushtuar pak.

5.Manchester City – 272 milionë euro (Sergio Aguero, 245,000 në javë)

Pep Guardiola ka zbritur shifrën e pagave te City. Benjamin Mendy, Danilo dhe Kyle Ëalker, kanë paga të mirë, por jo sa që paguheshin Samir Nasri, Joe Hart, Fernando dhe Wilfried Bony.

6.Real Madrid – 267 milionë euro (Cristiano Ronaldo, 407,000 euro në javë) 

Real Madridi nën Zinedine Zidane ka larguar Alvaro Morata te Chelsea dhe Danilon te Manchester City duke zbritur paksa pagat.

7.Bayern Munich – 262 milionë euro (Robert Lewandowski, 178.000 euro në javën)

Bavarezët vazhdojnë të mbajnë bilance me paga. James Rodriguez ka pagë të lartë, por më të vogël se sa kishte te Reali.

Lojtari më i paguar është Lewandowski .

8.Arsenal – 234 milionë euro paga (Mesut Ozil, Alexis Sanchez, 167 mijë euro në javë) 

Arsenali ka paga të mëdha, po sukses të vogël. Ozil dhe Sanchez janë më të paguar në klub.

9.Liverpool – 234 milionë euro (Philippe Coutinho, 223,000 euro në javë)

Edhe Liverpooli paguan lojtarët e tij me shuma të majme. Coutinho është më i paguari.

10.Juventus – 167 milionë euro (Gonzalo Higuain, 145,000 në javë)

Juventusi e mbyll top-10 të klubeve me pagat më të mëdha. Por Juventusi ka diferencë të madhe me klubet e tjera.  Higuain është lojtari më i paguari në Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Kalo në kategori