LAJMI I FUNDIT:

Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat – duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin

Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat – duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin

Një fotografi nga televizioni publik kroat, HRT, po qarkullon masivisht në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar shumë të qeshura e komente ironike.

Në një kronikë të transmetuar nga HRT, televizioni ia ka huqur krejtësisht emrin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, duke vendosur një mbishkrim qesharak poshtë figurës së tij.

Sipas tyre, lideri turk është identifikuar si “Imeno Prezimenoviq”, një përkthim i drejtpërdrejtë që do të thotë “Emri dhe Mbiemri”. Ky gabim duket sikur është një vendosje e përkohshme ose një shënim i lënë për t’u plotësuar më vonë, por që për ndonjë arsye nuk është korrigjuar para transmetimit.


Ky moment ka ngjallur shumë humor në rrjetet sociale, me përdoruesit që bëjnë shaka për mungesën e kujdesit në përgatitjen e kronikës. Shumë prej tyre kanë komentuar se “dikush atë ditë e ka marrë punën shumë shtruar” ose se “televizioni ka bërë minimumin e mundshëm për të kryer detyrat”.

Ndërkohë, incidenti po përdoret edhe si një shembull për të ilustruar sesi gabimet teknike apo mungesa e kujdesit mund të bëhen shpejt virale në epokën e internetit. Për HRT-në, kjo ndoshta është një kujtesë për të shtuar më shumë kujdes në procesin e tyre të redaktimit dhe përgatitjes së lajmeve. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Pasagjeri paguan për ulëse afër dritares në aeroplan, në vend të saj merr një

Pasagjeri paguan për ulëse afër dritares në aeroplan, në vend të saj merr një "mur"

Interesante
Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur

Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur

Interesante
Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Interesante
Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Iluzioni optik që po huton njerëzit - a mund ta shihni foton edhe bardh e zi edhe me ngjyra?

Iluzioni optik që po huton njerëzit - a mund ta shihni foton edhe bardh e zi edhe me ngjyra?

Interesante
Parashutisti pëson

Parashutisti pëson "sulm" gjatë fluturimit, pamjet e shpëtimit dramatik të tij bëhen virale

Interesante
Kalo në kategori