Një video ku dy qen përpiqen të kryejnë të njëjtat komanda, por reagojnë në mënyra krejtësisht të ndryshme, është bërë hit në TikTok.

Cedar, një border collie, dhe Sprinkle, një zagar italian, janë yjet e profilit @cedarandsprinkle. Videoja e tyre e fundit ka grumbulluar brenda pak kohësh më shumë se 2.2 milionë shikime dhe mbi 4 mijë komente.


Videoja është menduar si një krahasim mes një qeni të racës së punës dhe një zagari, të cilëve u jepen të njëjtat detyra. Cedar, si përfaqësuese e një race pune, ndjek qetësisht komandat e pronarës dhe pothuajse pa gabime kryen gjithçka që i kërkohet.

Sprinkle, ndërkohë, ka një qasje krejt tjetër. Plot entuziazëm, ajo vrapon sa andej-këtej, i afrohet kamerës, sillet rreth Cedar dhe herë pas here bën pothuajse gjithçka përveç asaj që duhet të bëjë.

“Ka kaq shumë tipare të një zagari italian”, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër e përshkroi me humor: “100 për qind entuziazëm, 2 për qind saktësi.”

Reagimet e publikut ishin të shumta. Një komentues tha me shaka se pa Cedar në video do të mendonte se pronarja nuk di t’i trajnojë qentë. Të tjerë vlerësuan durimin e Cedarit, ndërsa pronarët e zagarëve italianë thanë se sjellja e Sprinkle u ishte shumë e njohur.

Në fund, duket se nuk ishte ekzekutimi perfekt i komandave ai që fitoi zemrat e miliona shikuesve, por pikërisht Sprinkle, e cila me hutimin dhe sjelljen e saj argëtuese e vodhi të gjithë vëmendjen. /Telegrafi/