LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Londrës uron Dua Lipën për suksesin në ‘MTV EMA’

Kryetari i Londrës uron Dua Lipën për suksesin në ‘MTV EMA’

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, e ka uruar këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, për çmimin e fituar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘MTV Europe Music Awards’.

Khan është një fans i muzikës së 22-vjeçares. Ai madje ka qenë edhe në koncertet e saja në të kaluarën.


Kryetari i Komunës së Londrës impresionohet nga performanca e Dua Lipës në koncert (Foto)
Lexo po ashtu Kryetari i Komunës së Londrës impresionohet nga performanca e Dua Lipës në koncert (Foto)

Ndërsa në faqen zyrtare të kryetarit të Londrës në Twitter, ka bërë një postim për ta uruar Duan.

“Qyteti ynë i ka disa prej talentëve më të mëdha të muzikës botërore”.

“Është gjë e bukur të shohësh londinezen Dua Lipa duke e fituar çmimin për Artisten e re më të mirë në MTV EMA”, ka shkruar Khan.

Dua nuk ishte suksesi i vetëm i shqiptarëve në këtë eveniment të madh muzikor.

E gjithë ngjarja ishte udhëhequr nga ylli tjetër shqiptar me famë botërore, Rita Ora, që po ashtu ishte e nominuar për çmimin ‘Dukja më e mirë’.

(Foto: Getty Images)

Një çmim e fitoi edhe këngëtari Ermal Meta, i cili triumfoi në kategorinë ‘Kënga më e mirë italiane’.

Të gjithë fituesit në ‘MTV EMA’, sukses i madh për artistët shqiptarë
Lexo po ashtu Të gjithë fituesit në ‘MTV EMA’, sukses i madh për artistët shqiptarë

Në konkurrim ishte edhe Shkëlzen Kastrati, i njohur me emrin artistik Xen, i cili garoi në kategorinë ‘Kënga më e mirë zvicerane’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Kalo në kategori