LAJMI I FUNDIT:

“Jam duke qarë”, Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

“Jam duke qarë”, Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Luiz dhe Kiara janë bërë prindër për herë të parë pasi mirëpritën ardhjen e vajzës së tyre në jetë, të cilën e emëruan Luna Mari.

Postimi përmes së cilit kanë bërë të ditur lajmin, ka marrë qindra mijëra pëlqime për pak orë dhe komente të shumta prej ndjekësve dhe prej figurave publike.

Në mesin e tyre ishte edhe Kejvina Kthella, e cila befasoi me fjalët që uroi çiftin për lindjen e vajzës.


Foto: Kejvina Kthella / Instagram

Ajo kishte bërë së paku tre komente në postimin e tyre në Instagram, mes tyre edhe një përmes së cilës i shprehi urimet e saj.

“Waaa, urime….. me jetë të gjatë princesha. I’m crying (jam duke qarë)”, shkroi Kejvina ku uroi Luizin dhe Kiarën për ardhjen në jetë të vajzës së tyre.

View this post on Instagram

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Komenti i saj ishte i befasishëm duke qenë se ajo dhe Luizi nuk është se kanë pasur raporte të mira gjatë kohës sa kanë qenë konkurrentë në BBVA.

Njoftimi i sotëm i çiftit bëri bujë menjëherë në medie e po ashtu në rrjetet sociale. /Telegrafi/