Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri
Që prej se Klopp njoftoi për vendimin e tij për larigm nga Liverpooli në fund të sezonit, shumë kandidatë u përmendën për ta zëvendësuar gjermanin në stol.
Tashmë Liverpooli ka përparuar në këtë aspekt, dhe ata janë shumë afër emërimit të Arne Slot si pasues i Jurgen Kloppit në fund të sezonit.
Për shumë javë, dukej se trajneri i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim, ishte kandidati kryesor për stolin e ‘Të Kuqve’.
Gazetarja e afërt me Liverpoolin, Melissa Reddy, ka shpjeguar arsyen pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajnerin e tyre të ri.
“Ai i plotësoi disa kritere për të hyrë në listën e ngushtë, por pika kryesore ishte filozofia e tij e lojës dhe kjo ishte shumë ndryshe”.
“Atij i pëlqen të luajë me tre lojtarë në mbrojtje, diçka që nuk i përshtatet ekipit aktual të Liverpoolit për momentin”.
“Po ashtu edhe vizioni i tij afatgjatë nuk përputhej me atë të Liverpoolit. Dhe, mbani mend, Liverpooli luan njësoj në të gjitha grupmoshat, kështu që ju nuk doni ta prishni këtë”, ka thënë Reddy./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251