United Hospital: Parandalimi, forma më e mençur e kujdesit ndaj shëndetit

Sëmundjet më serioze të kohës sonë - problemet e zemrës, çrregullimet metabolike, dëmtimet e heshtura të organeve - shpesh zhvillohen pa asnjë shenjë paralajmëruese. Kontrollet e rregullta mjekësore prandaj nuk janë luks, por domosdoshmëri.
Duke e ditur këtë, United Hospital ka menduar për ju dhe ka përgatitur dy paketa gjithëpërfshirëse për vlerësim preventiv shëndetësor, nga zemra e deri te organet e brendshme.
Paketa 1 - Fokus tek zemra
Për ata që duan një vlerësim të plotë kardiologjik të shoqëruar me analiza gjaku dhe rezonancë magnetike:
Kardiologjike:
- Vizitë kardiologjike
- EKG
- Ekokardiografi (ECHO e zemrës)
- Testi stresues i zemrës (Ergometri)
Analiza gjaku:
- Hemogram
- Yndyrnat (Kolesterol, Trigliceride, HDL, LDL)
- Veshkat dhe metabolizmi (Ure, Kreatininë, Glikemi)
Imazheri:
- Rezonancë magnetike e të gjithë trupit
Nga 450€, tani vetëm 369€.

Paketa 2 - Fokus tek organet e brendshme
Për një panoramë të gjerë të funksionimit të organeve kryesore, e shoqëruar gjithashtu me rezonancë magnetike:
- Rezonancë magnetike e të gjithë trupit
- Hemogram
- Veshkat (Urea, Kreatinina, Acid Urik)
- Mëlçia (AST, ALT, Bilirubinë Totale & Direkt, GGT, ALP)
- Glikemia
- Yndyrnat (Kolesterol, Trigliceride, HDL, LDL)
- Pankreasi (Amilazë, Lipazë)
Nga 363€, tani vetëm 340€.

Pse rezonanca magnetike?
Kjo metodë e imazherisë lejon vlerësimin e organeve dhe indeve pa rrezatim, duke ndihmuar në zbulimin e hershëm të ndryshimeve që ende nuk shfaqin simptoma - bazë e sigurt për vendime të informuara.
Zgjidhni sipas nevojës suaj
Nëse prioriteti është zemra, zgjidhni paketën e parë. Nëse doni një pasqyrë më të gjerë të organeve, zgjidhni të dytën. Mos prisni sinjalet e trupit - caktoni një takim sot dhe hidhni hapin e parë drejt një jete më të shëndetshme.





































