LAJMI I FUNDIT:

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Një burrë nga Kosova, i njohur si Rrustem Llapi, është arrestuar në Gjermani, nën dyshimin se e ka vrarë një serb brenda një lokali në Dyseldorf.

Lidhur me këtë rast, ka folur Ramadan Rushiti, vëllai i dorasit, i cili tha se nuk i di shkaqet që dërguan deri te vrasja.


”Aq sa dini ju portalet, aq dimë edhe ne. Vëllai im ka qenë një njeri shumë i dashur, jo drogirash – iu garantoj që as shijen e alkoolit nuk e di çfarë është”, tha ai për Klan Kosovën.

”Unë kam komunikuar edhe me gruan e tij dhe me djem. As ata nuk e dinë qysh dhe pse”.

Shqiptari vrau pronarin serb në një lokal në Gjermani, jepen detaje të ngjarjes
Lexo po ashtu Shqiptari vrau pronarin serb në një lokal në Gjermani, jepen detaje të ngjarjes

”Iu garantoj që është një njeri shumë i mençur dhe i matur, pa qenë ngushtë diçka ai nuk do të shtinte me armë”.

Ai tutje tha se asnjëherë vëllai i tij nuk ka pasur problem me ligjin dhe drejtësinë.

”30 vite bëhen tani që ai jeton në Gjermani, asnjëherë nuk ka qenë në burg që me thënë ka pasur probleme ose diçka”.

Vëllai i të dyshuarit, tha gjithashtu se ngjarja nuk ka ndodhur në vend të punës, sepse vëllai i tij merret me fasadimin e shtëpive.

”Po na habit, pse ai me mbajt armë, që kurrë nuk e kam ditë, nuk e di pse. Por, dalin kamerat dhe videot nëse ka pasur, nuk ka merr menja që pa i ardh aq ngusht që vëllai im ta gjuaj pa marrë parasysh nacionalitetin”, deklaroi gjithashtu Rushiti.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Drejtësi
Kalo në kategori