Në konferencën e radhës për media të “DokuFest”-it janë prezantuar filmat të cilët do të shfaqen sot.
Për të folur për filmin “Batusha’s house”, të pranishëm ishin dy regjisorët e filmit, Tino Glimann dhe Jan Gollob. Glimann dhe Gollob janë arktitektë me profesion dhe kishin mësuar nga shokët e tyre shqiptarë në Zvicër se azilkërkuesit nga Kosova ende vazhdojnë të ndërtojnë shtëpitë e tyre (me fitimet nga puna që bëjnë në Zvicër).
Të habitur nga kjo, ata kanë ardhur në Prishtinë për të ndjekur procesin e ndërtimit të shtëpisë së Kadri Batushës. Kadri Batusha ka 15 vite që po ndërton shtëpinë e tij në Prishtinë, pa leje pune, plan apo arkitekt. Ai është përkujdesur vetë për gjithcka që ka të bëjë me shtëpinë. Nga pikëpamja e tyre si arkitektë, regjisorët thanë se shtëpia është e qëndrueshme. “Në një mënyrë Batusha ka vendosur biografinë e tij në atë shtëpi interesante dhe kjo tashmë është e dukshme”, tha Glimann. Kadri Batusha do të jetë Iipranishëm sonte, në shfaqjen e e filmit në ora 20:00.
Fondi “Field of Vision” ka sjellë në DokuFest filmat “Gatekeeper”, “Like” dhe “The Journey”.
“Gatekeeper” pasqyron punën e vështirë të një detektivi të pensionuar i cili i përkushtohet parandalimit të vdekjeve në të ashtuquajturat “shkëmbinjtë për vetëvrasje” . Regjisorja vlerësoi bashkëpunimin me Field of Vision. “Ata të japin shumë liri për të vepruar gjatë xhirimeve” tha Yung Chang.
Në një kohë ku vlerësohemi nga popullariteti që gëzojmë në rrjetet sociale, Garret Bradley ka realizuar filmin e shkurtër “Like”. Filmi paraqet një ngjarje shumë interesante, e cila së fundi është bërë industri në vete – njerezit paguhen për të bërë like dhe folloë në rrjetet sociale. “Ekziston një grup i të rinjëve që duan të punojnë nga shtëpia, s’duan të kenë shefin e tyre dhe kjo është puna e duhur për ta” tha Bradley.
Në një seri të dokumentarëve me gjashtë pjesë, regjisori Mathew Cassel ndjek rrugëtimin 1800 kilometërsh të një refugjati sirian, i cili largohet nga Damasku për ti ofruar gruas dhe fëmijëve një jetë më të mirë. “Fillova të ndjek një person i cili po vinte në Evropë dhe kam bërë gjithë udhëtimin bashkë me të, kur për herë të parë u hap kufiri nga Ballkani për refugjatët dhe për mua ishte çështje urgjente ndjekja e kësaj ngjarjeje”, tha Cassel. Ai kishte filluar xhirimet me fondet e tij por më pas kishte vazhduar të bashkëpunojë me Field of Vision dhe The New Yorker.
Disa nga regjisorët, filmat e të cilëve do të shfaqen sot, u prezantuan nga Drejtori Artistik, Veton Nurkollari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?