LAJMI I FUNDIT:

Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së

Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së

Në vitin 2021, Policia e Kosovës ishte konsideruar nga Gjykata Speciale se nuk mund të ofrojë mjaftueshëm siguri nëse i liron në arrest shtëpiak krerët e UÇK-së. Tani për moslirimin e tyre vlen një arsye tjetër, ajo se të akuzuarit mund të ndikojnë te dëshmitarët.

Sa herë që kryen operacione në Kosovë, Gjykata Speciale ka asistimin edhe të Policisë së Kosovës.

Por, ajo në një periudhë nuk u bind që Policia e Kosovës mund të ofrojë mjaftueshëm siguri, nëse ish-krerët e UÇK-së do të liroheshin në arrest shtëpie.


Për këtë, bashkëshortja e Rexhep Selimit, deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi, pyeti edhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në mars të këtij viti që pati këtë përgjigjeje.

“Unë mendoj që Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme, për personat që janë të akuzuar atje për të ofruar siguri, problemi nuk qëndron tek kapacitetet tona, problemi qëndron tek puna e Gjykatës Speciale vetvetiu”, kishte thënë Hoxha.

Një pyetje të ngjashme, Dukagjini e ka drejtuar në adresë të policisë këtë javë, por institucioni që udhëheq Hoxha ka rekomanduar që të pyetet Gjykata Speciale.

E, kjo e fundit e kontaktuar nga televizioni, dërgoi vetëm vendimet e fundit përmes të cilave nuk u lejua lirimi me kusht i të akuzuarve, ku nuk përfshihet siguria nga policia.

Hagë, Thaçi e Veseli mbeten në paraburgim
Lexo po ashtu Hagë, Thaçi e Veseli mbeten në paraburgim

Avokati i akredituar nga Specialja, Artan Qerkini vë në pah ndryshimin e arsyetimit të Speciales.

Tash e një vit,  trupi gjykues nuk konstaton më se ekziston rreziku i ikjes, për rrjedhojë nuk ka më nevojë që Policia e Kosovës, të tregoj dhe dëshmoj se ka kapacitete për të ikjen eventuale pasi që vet gjykata e konstaton që nuk do të ketë ikje”, ka thënë Qerkini.

Qerkini thotë se të akuzuarit duhet të lihen në arrest shtëpiak.

“Tani nevojat e sigurisë janë zbutur, masa e paraburgimit duhet të lirohet me një masë më të butë si është arresti shtëpiak, lajmërimi javor në stacion policor”, ka shtuar Qerkini.

Se Policia e Kosovës mund të kryejë këtë punë e thotë edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Rashit Qalaj.

“Policia e Kosovës ka kapacitete, më shumë e shoh një mos vullnet politik lirimin ne arrest shtëpiak të tyre, sepse policia ka gjitha kapacitetet për të ofruar kushtet e kërkuara”, ka thënë Qalaj.

Aktualisht, ish-drejtuesit e UÇK-së po vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë nën arsyetimin se mund të ndikojnë tek dëshmitarët./Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi

Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi

Siguri
“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë

“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë

Lajme
Policia e Kosovës ndalon një person, dyshohet se ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes

Policia e Kosovës ndalon një person, dyshohet se ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes

Drejtësi
Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në

Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në "TikTok" mori mbi gjysmë milionë klikime

Lajme
Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit - publikon foto

Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit - publikon foto

Lajme
Analisti Islami: A e shfrytëzoi Serbia rastin e Faton Hajrizit që ta heshtë kancelarin gjerman për Radoçiqin?

Analisti Islami: A e shfrytëzoi Serbia rastin e Faton Hajrizit që ta heshtë kancelarin gjerman për Radoçiqin?

Lajme
Kalo në kategori