Moti në fundjavë, e shtuna me vapë përvëluese – kujdes nga temperaturat e larta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për fundjavë.
IHK ka bërë të ditur se e shtuna do të jetë me diell dhe nxehtë.
Temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 15 gradë, ndërkaq ato maksimale nga 32 deri në 38 gradë.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s, ndërsa lokalisht mund të ketë përforcime të përkohshme.
Kushtet biometeorologjike: Ngarkesë termike e shtuar gjatë mesditës dhe pasdites.
Kushtet agrometeorologjike: Temperaturat e larta dhe moti i thatë do të rrisin nevojën për ujë. Rekomandohet ujitja sipas nevojës.
Indeksi UV: i lartë, rekomandohet mbrojtje nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, veçanërisht gjatë mesditës.
Edhe të dielën do të ketë mot me diell dhe nxehtë, por temperaturat do të jenë më të ulëta krahasuar me të shtunën.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet nga 29 deri në 34 gradë.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.
Kushtet biometeorologjike: Më të favorshme se të shtunën, por gjatë mesditës mbetet ngarkesa termike e shtuar.
Kushtet agrometeorologjike: Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta do të favorizojnë humbjen e lagështisë nga toka. Rekomandohet monitorimi i nevojës për ujitje.
Indeksi UV: I lartë - kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell gjatë orëve me intensitet më të lartë.



































