Të shtunën prezantueses Kiara Tito i është dhënë mundësia që të hapë kutinë e pandorës.

Si shpërblim ajo fitoi një udhëtim çift në Maldive, që me gjasë ajo do ta shfrytëzojë për të shkuar me Luizin.

Ndërsa e keqja që i erdhi bashkë me shpërblimin, ishte mundësia për të zgjedhur tre persona për të çuar në televotim.

Mësohet se cili është termi ofendues me të cilin Amosi iu drejtua Kiarës në shtëpinë e BBVA Mësohet se cili është termi ofendues me të cilin Amosi iu drejtua Kiarës në shtëpinë e BBVA

“Mesa duket më erdhi edhe mua momenti”, tha e buzëqeshura Kiara, gjersa zgjodhi të çonte në nominim banoret: Olta, Deamishel dhe Tea.

Kjo u pa si një “hakmarrje” ndaj të ashtuquajturit ‘grupit të Oltës’, pasi në spektaklin e kaluar Deamishel çoi në nominim: Kiarën, Luizin dhe Efin – ku kjo e fundit rezultoi e eliminuar.

Motra e Kejvinës akuzon produksionin e BBVA: Kemi kërkuar t'i kërkojmë falje Luizit personalisht, por nuk na është lejuar Motra e Kejvinës akuzon produksionin e BBVA: Kemi kërkuar t'i kërkojmë falje Luizit personalisht, por nuk na është lejuar
Reklama

Luizi dhe Efi u kapën nga kamerat shumë të lumtur për zgjedhjen që Kiara bëri. /Telegrafi/

Reklama