LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Në një parashikim befasues, Inteligjenca Artificiale ka parashikuar që ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, do ta fitojë Topin e Artë jo një herë me katalunasit dhe dy herë tjera si lojtar i Real Madridit.

Sipas Transfermarkt, faqe e cila përpiloi listën e fituesve të ardhshëm të Topit të Artë duke përdorur Inteligjencës Artificiale (AI), Yamal parashikohet të marrë çmimin e lakmuar në vitet 2035 dhe 2037, të dyja herë duke luajtur për Los Blancos.

Kjo është një kthesë shokuese, duke pasur parasysh se Yamal është aktualisht një lojtar kyç për Barcelonën dhe është vendosur të nënshkruajë një kontratë fitimprurëse me klubin deri në vitin 2030 kur ai të mbushë 18 vjeç më 13 korrik 2025.


Parashikimi i Inteligjencës Artificiale sugjeron gjithashtu se Yamal do ta fitojë Topin e Artë një herë me Barcelonën në vitin 2029, përpara se të kalojë në Real Madrid.

Tifozët e Real Madridit do të jenë të kënaqur të dinë se IA parashikon se klubi i tyre do të dominojë çmimet e Topit të Artë në vitet e ardhshme, me Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Endrick që të gjithë parashikohen të fitojnë çmimin në 2025, 2027, 2028 dhe 2032.

Parashikimi i Inteligjencës Artificiale

Sipas këtij parashikimi, Topi i Artë do të fitohet edhe nga emra si Florian Wirtz në vitin 2030, Julian Alvarez më 2031, Jamal Musiala më 2033 dhe Xavi Simons në vitin 2025.

Parashikimi i IA thotë se ky Topi i Artë do të fitohet edhe nga talentë si Ethan Nëaneri, Frencesco Camarda, Luka Vuskovic, një talent afrikan, një talent aziatik, një talent evropian dhe një “Messi i ri” më 2044. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Real Madridi dhe Atletico startojnë me më të mirët në dispozicion - formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Atletico startojnë me më të mirët në dispozicion - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Mike Maignan pritet të transferohet në Ligën Premier

Mike Maignan pritet të transferohet në Ligën Premier

Serie A
Kalo në kategori