LAJMI I FUNDIT:

Superkompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier – befasi të mëdha në renditje

Superkompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier – befasi të mëdha në renditje

Fillimi i sezonit të ri 2024/25 të Ligës Premier është tani vetëm pak ditë larg dhe emocionet po rriten përpara ndeshjes hapëse.

Manchester United do të përpiqet të rikthehet nga humbja e tyre në Community Shield ndaj rivalëve të Manchester City, kur të presë Fulhamin të premten mbrëma në ndeshjen e parë të sezonit 2024/25.

Kampionit në fuqi, Cityt i është nënshtruar një detyrë e vështirë në ndeshjen e tyre hapëse, duke udhëtuar për t’u përballur me Chelsean e rinovuar në Stamford Bridge të dielën.


Nën-kampionët e sezonit të kaluar, Arsenali do të përballen me Wolves në Emirates të shtunën, ndërsa Liverpooli përballet me Ipswich Town në Anfield më herët atë ditë.

Zbulohet ndeshjet dhe të gjitha datat e sezonit 2024/25 në Ligën Premier – edicioni nis me një derbi në javën e parë
Lexo po ashtu Zbulohet ndeshjet dhe të gjitha datat e sezonit 2024/25 në Ligën Premier – edicioni nis me një derbi në javën e parë

City është çuditërisht favorit i basteve për të fituar ligën për të pestin sezon radhazi.

Megjithatë, edhe ekspertët e kompanisë të të dhënave Opta kanë këshilluar gjithashtu skuadrën e Pep Guardiolës janë favorit për të mbrojtur trofeun e tyre.

Ata kanë parashikuar që tre të parat të jenë të njëjta me sezonin e kaluar, me Arsenalin që do të përfundojë sërish nën-kampion dhe Liverpooli të dalë i treti.

City i është dhënë një shans 82.2 për qind për të fituar ligën, Arsenalit (12.2%) dhe Liverpoolin (5.1%) që konsiderohen si të vetmit sfidues të tjerë realistë.

Por, ka diçka befasuese me vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve, me Chelsean që pritet ta marrë atë vend nën drejtimin e menaxherit të ri Enzo Maresca.

Ndërkohë, Newcastle pritet të përfundojë në vendin e pestë përpara Manchester Unitedin të gjashtit, edhe përkundër shpenzimeve të mëdha.

Por, Opta u ka dhënë zero shanse për të fituar ligën dhe vetëm 1.2 për qind shanse për të përfunduar në dy vendet e para.

Ndërsa në skajin tjetër të tabelës, skuadrat e promovuara Leicester City, Ipswich dhe Southampton mendohen të kthehen përsëri në Championship, ndërsa atyre pritet t’iu bashkohet edhe Nottingham Forest.

Tabela e plotë e Ligës Premier e parashikuar nga Opta

1.Manchester City

2.Arsenal

3.Liverpool

4.Chelsea

5.Newcastle United

6.Manchester United

7.Tottenham Hotspur

8.Aston Villa

9.Crytal Palace

10.West Ham United

11.Brighton

12.Fulham

13.Everton

14.Brentford

15.Bournemouth

16.Wolverhampton Wanderers

17.Nottingham Forest

18.Leicester City

19.Ipswich Town

20.Southampton

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Kosovë
Sergio Ramos drejt një transferimi befasues në Ligën Premier

Sergio Ramos drejt një transferimi befasues në Ligën Premier

Premier League
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Premier League
Kalo në kategori