LAJMI I FUNDIT:

Zelensky legalizoi marihuanën, ajo do të përdoret vetëm për një arsye në Ukrainë

Zelensky legalizoi marihuanën, ajo do të përdoret vetëm për një arsye në Ukrainë

Ukraina ka legalizuar marihuanën mjekësore për të ndihmuar veteranët me çrregullim post-traumatik të stresit, dhe për të ofruar lehtësim dhimbjesh për njerëz me sëmundje të rënda si kanceri, sipas një ligji të nënshkruar nga presidenti Volodymyr Zelensky.

Ligji, i cili u miratua në parlamentin e Ukrainës më 21 dhjetor të vitit 2023, legalizon aktivitetin ekonomik të kultivimit të marihuanës për qëllime mjekësore, industriale, dhe shkencore, “për të krijuar kushte për trajtimin e nevojshëm të sëmundjeve onkologjike dhe post-traumatike të stresit”.


Bëhet e ditur se ky ligj do të hyjë në fuqi në korrik të vitit 2024, dhe sapo të hyjë në fuqi shpërndarja e këtij lloji të drogës për qëllime rekreative do të jetë e ndaluar.

Pra, njerëzit mund ta blejnë marihuanë legalisht vetëm me recetë të mjekut, pasi shitja dhe shpërndarja e saj do të kontrollohet rreptësisht nga qeveria, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Shpërndarja e marihuanës për përdorim rekreativ do të vazhdojë të jetë krim dhe do të hetohet nga policia në përputhje me ligjin”, tha deputeti ukrainas Jaroslav Zhelezniak.

“Ilaçet me bazë marihuanën mjekësore mund të merren vetëm me recetë elektronike, e cila do të përshkruhet nga mjeku sipas gjendjes së pacientit, siç ndodh aktualisht me morfinën”, shtoi ai.

Ndryshe, Zelensky ka shprehur mbështetje për legalizimin e marihuanës mjekësore edhe gjatë fjalimit të tij në parlament në Ditën e Kushtetutës më 28 qershor të vitit 2023. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Botë
Historia e

Historia e "semaforit me tri ngjyra" dhe a do të na duhet një ngjyrë e katërt, e re?

Botë
Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Botë
Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Botë
SHBA do të heqë

SHBA do të heqë "ngrirjen e shitjeve të armëve sulmuese" në Arabinë Saudite?

Botë
Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Botë
Kalo në kategori